Ish-kryeprokurori Llalla mungoi në seancën që mund ta çojë pas hekurave, avokati: Është në gjendje të rëndë në spital

9 Shtator 2021, 12:57Politika TEMA

Ish-prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, kërkoi pafajësi sot në Apelin e Gjykatës së Posaçme.

Në seancën ku ish-kryeprokurori nuk ishte prezent, avokati i tij i kërkoi gjykatës pafajësi, kthim të çështjes për rigjykim në shkallën e parë, ose në rast fajësie pezullim të dënimit me burg.

Në seancë avokati paraqiti një akt ekspertim mjeko-ligjor, me të cilin provonte se Llalla ishte i sëmurë dhe në regjim spitalor.

Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.

Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.

Më herët, përmes avokatit të tij, Llalla kërkoi të shpallet i pafajshëm për akuzën. Sipas Sokol Hazizajt, çështja ndaj Llallës është e paragjykuar, e njëanshme, e padrejtë dhe e paligjshme. Për avokatin Hazizaj, procesi është i stisur.

2 komente në “Ish-kryeprokurori Llalla mungoi në seancën që mund ta çojë pas hekurave, avokati: Është në gjendje të rëndë në spital”

  1. Sybiu says:

    Merreni si qeni me gjithe krevat, cojeni ne sallen e gjygjit ,sic cuan Mubarakun ne Egjipt.
    Merrni edhe kete palo avokat ,qe mbron nje ndyrsire, ti beje shoqeri ne burg.

  2. BABALE i pd says:

    KY AVOKAT LESHI ME KUJTOHET KUR MBAROJE SHKOLLEN KALONTE GJITHE KOHEN TE SELIA E PARTISE SOCIALISTE BERAT DHE ISHTE DJALE I MIRE TE PAKTEN NE APARENCE
    TANI KY ESHTE BERE SI GJYSHE I PLAKUR NE MOSHE TE RE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje