Zjarri në spitalin COVID në Tetovë, Manastirliu bisedon me homologun Filipce: Të gatshëm për të ndihmuar

9 Shtator 2021, 10:37Politika TEMA

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një bisedë me homologun maqedonas, Venko Filipçe të cilit i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, teksa i ka shprehur dhe gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës, dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Manastirliu.

Deri më tani janë shënuar 14 viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje