Prokurori i Lushnjes Arben Dyla është shkarkuar ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimi për shkak të pasurisë.
Procesi i rivlerësimi të tij është kryer nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Suela Zhegu dhe Firdes Shuli. Trupa gjykuese gjatë seancës së kaluar ngriti pikëpyetje të forta në lidhje me pasurinë e kreut të prokurorit.
Sipas KPK prokurori ka dhënë 50 mijë euro me interes 2 për qind, një biznesmeni për një periudhë prej 5 vitesh.
Sipas kontratës të lidhur me palëve në vitin 2016, deri në fund të vitit 2021, biznesmenit duhet t’i kthente Dylës shumën prej 110 mijë euro dhe nga ana tjetër si garanci i kishte lënë një apartament.