Familja Berisha duket se e ka pranuar fatin e vet, por është e shqetësuar pse SHBA përdor dy standarte.
Në një shkrim të sotin në portalin e familjes Berisha, i kërkohet llogari ambasadores amerikane pse nuk përdor të njëjtin standart si me Berishën, edhe për Saimir Tahirin.
Sipas këtij portali, ambasadorja Kim po i bën presion kreut të SPAK, Arben Kraja, që të nisë procedim penal për Berishën, pas shpalljes non grata nga SHBA.
Shkrimi i postuar në portalin e familjes Berisha
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka intensifikuar përpjekjet e saj për të nxjerrë nga jeta politike ish-kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, duke cituar qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se ai është përfshirë në “korrupsion madhor”.
Vetë Departamenti i Shtetit, i kontaktuar nga media shqiptare, ka konfirmuar se “provat për korrupsionin e Berishës” janë siguruar nga raportet mediatike dhe organizmat joqeveritare në Shqipëri.
Pra, prova dhe fakte konkrete institucionale e ligjore nuk ka.
Nuk ka asnjë hetim penal ndaj Berishës, të paktën deri më tani, megjithëse Yuri Kim po përpiqet me çdo kusht që të bindë Arben Krajën e SPAK-ut të nisë një procedim penal, qoftë edhe pa prova.
Ky qëndrim kaq i vendosur i “Rrugës së Elbasanit” për Berishën, është tërësisht i kundërt me atë që u mbajt për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar zyrtarisht nga institucionet shqiptare dhe i dënuar edhe nga një gjykatë për abuzim me pushtetin.
Le t’i marrim me radhë qëndrimet e Ambasadës Amerikane, të mbushura me shprehje nga gurra popullore shqiptare, për të kuptuar diferencën e madhe mes “sulmit ndaj Berishës” pa prova dhe “mbrojtjes së Tahirit”, me prova abuzimi.
Në tetor 2017, ish-Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetime ndaj Tahirit, nën dyshime se kishte shfrytëzuar pushtetin e tij si ish-ministër i Brendshëm për të lehtësuar aktivitetin kriminal të kushërinjve të tij, Habilaj, për trafikun e narkotikëve nga Shqipëria drejt Italisë.
Pas nisjes së këtij hetimi, ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë, Donald Lu, mbajti qëndrime që dukshëm ishin favorizuese për Tahirin. Në një aktivitet të Këshillit Rinor Kundër Korrupsionit, mbajtur në 26 Tetor 2017, ambasadori Lu u shpreh:
“…Më lejoni të them dy fjalë në lidhje me polemikat aktuale rreth ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Të gjithë ju jeni duke parë të shkruhet historia në këtë vend. Ajo që dini është se në komunizëm, Shqipëria kishte problemin e turpshëm të udhëheqësve komunistë që dërgonin njerëz të pafajshëm në burgjet më të tmerrshme: në Spaç, në Burrel dhe në Qafë Bar..”.
Qëndrimi i Donald Lu evokonte një të kaluar të errët të komunizmit shqiptar, në të cilën shqiptarët janë dënuar pa prova. Ishte një dëshmi e qartë se ambasadori amerikan nuk e mbështeste hetimin e nisur ndaj ish-ministrit kampion të Edi Ramës.
Nuk përfundon këtu.
Në 4 prill 2018, në një intervistë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, ambasadori Lu sulmoi prokurorët që po hetonin Tahirin.
“…Çështja kundër Saimir Tahirit meriton të vendoset nga një gjykatës, jo të vendoset nga politikanët, jo të vendoset nga prokurorët që nuk bëjnë punën e tyre. Por duhet të vendoset nga një gjykatës që do të shqyrtojë me transparencë të gjitha provat e çështjes.”
Pra, duket fare hapur se ambasada amerikane, e përfaqësuar në atë kohë nga Donald Lu, ishte kundër një hetimi penal ndaj Tahirit, megjithëse ndaj tij ekzistonin prova të vërteta, reale dhe të forta për abuzimin me pushtetin e tij, siç konstatoi (ish) Gjykata për Krime të Rënda në vendimin e saj të fajësisë.
Shumë më ndryshe paraqitet situata me Sali Berishën.
Ndaj tij nuk ka asnjë hetim penal (të paktën deri sa SPAK-u t’i bindet presionit të Yuri Kim). Nuk ka asnjë fakt apo provë ligjore që të vendoset përballë Berishës për “përfshirje në korrupsion masiv”.
“Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu…”, deklaroi Yuri Kim nga oborri i Partisë Demokratike, pas një takimi në 30 korrik të këtij viti.
Ambasadorja Kim, ashtu si paraardhësi i saj, evokoi të shkuarën komuniste, sipas të cilës “shqiptarët, edhe bar do të hanin, vetëm të mos shkelnin parimet”, për t’i sugjeruar lidershipit të Partisë Demokratike për të përjashtuar nga radhët e saj Sali Berishën.
Një ambasador përdori Qafë-Bar-in për të mbrojtur Tahirin, e akuzuar me prova, ndërsa ambasadori tjetër përdori “barin” për të goditur Berishën, të akuzuar pa prova.
Çështje bari me aromë ambasadorësh.
Sajmi Tahirit, ju ngriten akuza te renda; dhe si perfundim nuk pati asnje prove..Saliu ka bere krime te renda,qe i di i madh dhe i vogel..
Nuk gaboj po te them qe ju jeni portali i familjes Rama.Mire Zeni se mbron bythen e vet me “portalin e tij “po ju cfare halli keni qe mereni 365 dite te vitit me Berishen?! Te peshtire jeni si ju edhe Qim Peka nevriku
Edvin-Berisha akoma merret me bemat e Enverit te bera mbi 50 vjet me pare. Perse te vika cudi se ka te tjere qe merren me Berishen dhe bemat e tija qe kane ndodhur ne vitet e fundit?
Keta kerkojne gjurmet kur ujkun e kane para syve.
Se pari nuk ka patur asnje prove kunder Tahirit, sic thuhet ketu, pasi te tera akuzat qe u ngriten kunder tij ishin te bazuara nga dosja kunder Habibajve te Prokurorise Italiane mbi pergjimet e telefonatave te anetareve te atij grupi kriminal. Keto akuza u hodhen poshte nga gjykatat perkatese italiane, por jo prej atyre shqiptare. Ne kete aspekt, nese akuzat ndaj Saimir Tahirit do ishin te formuluara nga prokuroret shqiptare mbi fakte, deshmi apo dokumente te zbuluara prej tyre, atehere ceshtja ndaj Tahirit nuk duhej mbyllur, sic nuk eshte mbyllur. Ne te kunderten, kur cdo akuze u mbeshtet ne baze te dosjes italiane, qe u hodh poshte nga gjykatat e atij vendi, ka zero kuptim qe ne Shqiperi te mbahen hapur ceshtja ndaj Tahirit.
E kunderta ka ndodhur me Berishen. Cdo akuze e ngritur ne media apo nga persona te tjere ndaj tij, famijles se tij apo bashkepuntoreve me te afert te tij nuk eshte hetuar. Edhe kur eshte thirrur ne gjykate per te deshmuar per ceshtje te ndryshme, Berisha as ka denjuar te paraqitet atje, sikur ligjet e ketij vendi nuk jane bere per te.
Faktet per Berishen, Berishet dhe bashkepuntoreve te tij i dine edhe kalamajte ne Shqiperi.
1997-ta, ka hyre ne histori si viti me i mbrapshte, ku protaganisti kryesor ishte pikerisht Berisha. Per te parandaluar cdo persekutim te tij me vone, Berisha, para se te jepte doreheqjen, shpalli amnistine per krimet e bera ne ate vit duke i falur te tere, perfshi edhe veten e tij. Se sa i vlefshem eshte dekreti i tij per kete falje, ate duhet ta vleresoje Gjykata Kushtetuese, pasi per mendimin tim, askush nuk mund te fale veten e tij per cdo krim te kryer apo te supozuar.
21 janari i 2011-tes, kur ne mes te bulevardit ne Tirane u vrane prej gardisteve te Berishes 4 sehirxhinj te pafajshem me duar ne xhepa. Kete krim, shqiptaret e pane live ne cdo stacion televizioni te vendit apo te huaj. Ishte Berisha, qe nuk pranoi qe te arrestonte ata qe qelluan ndaj turmes, duke fshehur provat apo fshire deri edhe serverat e kamerave te K. Ministrise.
Gerdeci eshte nje tjeter faqe e erret e historise sone, qe akuzon Berishen dhe djalin e tij, pa folur pastaj per aferen e KESH-it, qe eshte nje tjeter mega-korrupsion i kryer prej Berisheve.
Ka aq shume fakte per kete maskara dhe qe une e quaj “fatkeqesia e popullit tone”, saqe do duhen trena me leter per ti shkruar te gjitha ato qe dihen prej publikut, por edhe ato qe nuk dihen, sic eshte rasti i biznesmenit Hoxha qe u likuidua pasi kishte prova per takimet e Berishes me Milloshevicin dhe pazaret e tyre te pista ne kurriz te Shqiperise dhe shqiptareve.
Saliu nuk eshte denuar nga asnje gjykate.
Vetem per kete presion ndaj gjykatave, duhet te denohet.
Saliu kundershtoi Prokurorine te futej te hetonte vrasjen e 21 Janarit.
“Edkari” po mundohet te jete i modes, paska nderruar llagapin ne “Edvini”
O Edvini
Akoma nuk je rrit mer djale. Kur do ta kuptosh ndonjehere qe mostra qe kerkon ti te lihet i qete eshte unik jo vetem ne llojin e tij por eshte kryemoster .Nuk ka shembull me te mire te kriminelit se Sale ndyresira. Ne bote nuk e gjen nje mashtrues dhe kriminel te tille qe qe diten e pare qe ka dale ne skenen politike ka bere vetem krime. Jane te gjitha pasoja te “kryeveprave” te tij cfare po ndodh sot dhe do vazhdoje dhe per 50 vjet te tjera ne Shqiperi. Simbol me te qarte te nihiluesit dhe tjetersuesit te ngjarjeve nuk ka. Eshte ai Sali degjenerata qe e mbolli dhe kultivoi antishtetin si dhe drogen ne Shqiperi. Ku ja mbante Shqiptareve te drobitur nga diktatura te benin te bardhen te zeze apo te conin nder mend drogen. Por qe Sali qelbesira qe e lejoji dhe zhvilloji drogen ne Lazarat nen preteksin e pamundesise se shtetit per ta ndaluar. Nuk e di se sa fajtor eshte Tahiri se ka institucione qe e gjykojne ate por , me bindje te plote mund te them qe nese eshte farse eshte ngritur nga i paskrupullti Sali. Ka shume ndodhi qe nga vrasjet e shkurtit e prillit 1991 ne veri deri tek vrasjet e janarit 2011ne kryeqytet. 20 vjet aktivitet maksimal kriminal kundra popullit shqiptar. Duhet te denohet KRIMINELI Sali qe te shpetoje Shqiperia.
Saliu ka dy zgjidhje :Vetvrasjen ose Burgun.