Sondazhi: 71% e demokratëve kundër përjashtimit të Berishës nga PD

9 Shtator 2021, 23:23Politika TEMA

Shumica e votuesve të PD-së nuk e donin largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar. Përkundrazi ata kërkonin që PD ta mbështeste Berishën në çështjen me SHBA-në.

Sondazhi i Euronews Albania dhe MRB tregoi se 71.2% e votuesve të PD nuk e mbështesnin përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i demokratëve – 12.8% e mbështesnin, 12.4% ishin në mëdyshje, 3.6% dhanë përgjigje “nuk e di”.

Të pyetur se sa dakord janë me thënien “PD duhet ta mbështesë Sali Berishën”, 58% e votuesve të PD-së u përgjigjën po, 28.4% jo dhe 10% ishin në mëdyshje “as po as jo”.

Ndryshe u përgjigjën personat që më 25 prill zgjodhën të mos votojnë dhe që për këtë mund të konsiderohen si “elektorati gri”.

Shumica e tyre (56.5%) ishin kundër një mbështetjeje të PD-së ndaj Berishës edhe pse në rastin e largimit apo jo të tij prej grupit parlamentar ishin të dyzuar – 21.4% u përgjigjën “nuk e di”, 12.6% “jo” dhe 9.5% “po”.

11 komente në “Sondazhi: 71% e demokratëve kundër përjashtimit të Berishës nga PD”

  1. Salikoqja says:

    pirdh o njerz pa tru te liroheni? Si u beka sondazhi online?

  2. Aleksander says:

    99,99 % e Shqiperve nuk don Berishen e lulashin.
    Ky eshte realiteti sot.

  3. Ditoni says:

    Sondazhi i Erla Mëhilliit

  4. cadra pistolet says:

    Nje parti qe nuk shkeputet dot nga e kaluara. Cfare fatkeqesi per kombin!
    Prandaj do ngeleni gjithmone opozite.
    Sllogani “Parti, Enver, jemi gati kurdohere” te zevendesohet me “PD, Sali, jemi gati ku t’jesh ti”
    Hajt ta gezoni plakun Mere!

  5. Bozhigradi says:

    Cudi?! Asnje coment?! Ku jane komentuesit?

  6. Vk says:

    Ça është kjo paçavure shifrash që nuk korrespondojnë me imazhin.

  7. Pi kjo ishte loje tha I madhi LUCA NE NJE FILM

  8. Lugina BLU says:

    Sondazhi i Erla Mehillit ,mire qe nuk e ka nxjerre 100 %

  9. Real says:

    sondazhi thote dicka tjeter nga titulli dhe spjegimi.

  10. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Eshte genjeshter, s’eshte sondazh ky, fallco. 90% e duan ne litar Berishen, sipas sondazhit tim.

  11. Idrizi says:

    Po te ishte pyetur dhe Salih Sheqere Berisha i dastlindjes Korrik 1944,ne se do ishte dakort per te perjashtuar nga grupi i PD-se Sali Sheqere Berishen e datlindjes 15 Tetor 1944,do te ishte plotesisht dakort…por vetem me nje kusht,te shpetonin nga akuza per korrupsion familjen e tij te ngushte….
    Ky eshte halli i tij sot.Atij kurre nuk i ka pjerdhur bytha per PD,per sovranitet (sepse i dhuroj Greqise rreth 350 km2 det),per popullin(gjykoni vetem vjedhjen e firmave piramidale me lejen e tij si paret me te pastra ne bote) etj etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje