4 deputetë mungesë në Kuvend, ja kush pritet të marrë mandatin e Gramoz Ruçit, Markut dhe deputetëve të tjerë të dorëhequr

10 Shtator 2021, 12:09Politika TEMA
4 deputetë mungesë në Kuvend, ja kush pritet të marrë

Seanca e parë plenare e kësaj të premte ka nisur me 4 deputetë mangët për shkak se pak ditë më parë ato zgjodhën që ta dorëzojnë mandatin e tyre.

Sa i përket deputetëve të cilët lanë mandatet e tyre, është bërë e ditur se cilët do jenë zëvendësuesit e tyre në listat e partive politike.

Mësohet se mandatin e Najada Comos do ta marrë Mimi Kodheli. Mandatin e Lefter Kokës do ta marrë Denis Deliu. Mandatin e Mark Markut si deputet i PD i cili dha dorëheqjen do ta marrë Eda Hoti, ndërsa mandatin e Gramoz Ruçit do ta marrë Mirela Pitushi.

Ndërkohë veprimi i parë i Kuvendit në këtë seancë plenare mbetet verifikimi i mandateve mbetet që pritet të kryhet me anë të Komisionit të ngritur me anëtarë të mazhorancës dhe opozitës.

1 komente në “4 deputetë mungesë në Kuvend, ja kush pritet të marrë mandatin e Gramoz Ruçit, Markut dhe deputetëve të tjerë të dorëhequr”

  1. Hari says:

    Mirela pitushi deputete turp ska lexuar as librin cuku dhe gregu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje