Dy ditë pas tragjedisë që ndodhi në spitalin modular të Tetovës, ku humbën jetën 14 persona për shkak të zjarrit që përfshiu ndërtesën, sot kanë ardhur edhe dorëheqjet e para në radhët e autoriteteve shëndetësore në vend. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një dalje për shtyp para pak çastesh para selisë së Qeverisë, ka bërë me dije dorëheqjen e tij.
Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë vjen pas tre dorëheqjeve paraprake pasditen e sotme, atë të dy drejtorëve të spitalit të Tetovës dhe zëvendësministrit të tij, Ilir Hasani.
Edhe ai si të gjithë kolegët e tij të dorëhequr, e justifikon atë me përgjegjësitë morale që ai mban si ministër.
Zv. Ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, i cili e konsideron këtë si një akt moral, pavarësisht se nuk ka lidhje me procedurat vënies së spitalit modular.
“Në këto momente kaq të rënda për të gjithë ne, jap dorëheqje si akti më i lartë moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënies së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, shprehet Hasani.
Edhe ne shqiperi keshtu ndodh!!
Ja p.sh
Para 3 viteve,
Rreth 50 mij Student dolen ne protesta kunder efekteve te Ligjit te Biznesit te Arsimit te Lart..
Rreth 50 mij vuajtes te nje Reforme te Deshtuar te ideuar nga zonja Nikolla.
Kjo Zonje, edhe pse ishte shkaktarja refuzonte te jepte dorheqjen, me paturpsi.
I
Dhe me po kaq paturpesi Qante para kamerave per dorheqjen e detyruar….
I
Krahasoni lotet e kesaj zonje me Lotet e 50 mij Studenteve, viktima te nje reforme Biznesi te AL.
Dhe nuk i vinte turp fare, edhe pse i ka renduar ne kurris mijra e mijra studenteve me ate Ligj teresisht te deshtuar qe e Shnderron Arsimin e Lart te Shqiptarve, nje Detyrim kushtetues per Qeverrin, ne Biznes te paperballueshem nga Studentet.
Iiiii
Per ironi te fatit, kjo zonje e deshtuar ne te vetmin ligj qe prodhoi dikasteri i saj, do kryesoj “fabriken” ligjeve shqiptare..
Sa turp
Cfar fatkeqsie
Sa pak ngjajme, ne Vlera Demokratike, me fqinjet tane….e jo me me BE ku duam te antarsohemi…
cashtu bre PILLO…!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
ne GERDEC …shoku PILLO!!!!!!!!!1
u vrane 26 vete – midis tyre femije – dhe u sakatuan 300 te tjere… u shkaterrua nje fshat i tere,,,
…dhe PILLOOO!!!!!!!!!!!!!!!
– ASKUSH NUK DHA DOREHEQJEN !!!
Kultura demokratike imponon sjellje dinjitoze, doreheqje. Keshtu ndodh ne MV edhe pse eshte nje fatkeqesish nga pa aftesia dhe negli he ca.
Krimineli Berisha vret direkt dhe mburret me vrasjet. Dhe akoma pas 30 viteve dumbabistet è votojne. Prandaj detyrohen SHBA te nderhyjne. Kjo eshte Shqiperia.
Kjo parti E BDI- qe ishin luftare me pagese ne 2001, nga diaspora shqiptare, nese nuk bien tani pertoke ne zgjedhjet lokale, atehere shqiptaret e Maqedonise do te nenshkriuajn shpernguljen e tyre ne perendim edhe me gjyshe e gjysher