Angela Martini reagon për problemet e burrit miliarder: Po na përndjek një regjim komunist dhe i korruptuar

11 Shtator 2021, 11:22Lifestyle TEMA
Angela Martini reagon për problemet e burrit miliarder: Po na përndjek

Dragos Savulescu, bashkëshorti miliarder i modeles shqiptare Angela Martini, u dënua me burg në vendin e origjinës dhe u shpall në kërkim nga Interpoli, duke hapur mjaft probleme për jetën private.

Më pas, Dragos u arrestua nga Policia greke gjatë pushimeve luksoze në Mykonos, Greqi. Por biznesmeni rumun u la i lirë nga autoritetet greke, të hetohet në gjëndje të lirë.

Angela Martini ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë për këtë çështje.

“Fuqia jonë si çift është se ne e dimë që dashuria është fuqia më e madhe! Kjo na bën ne gati që të përballemi me këtë abuzim dhe ta luftojmë atë! Kjo është e vërteta dhe unë kam heshtur për tre vite për këtë gjë, por pas një tjetër abuzimi të madh që sapo ndodhi, boll me kaq!

Mendoj se të gjithë kanë të drejtën të thonë të vërtetën dhe duhet të luftojnë për drejtësinë e vërtetë! P.S meqë ra fjala, jemi shumë të lumtur që jemi në shtëpi!”, shkruan Martini, e cila vijon.

“Është koha të tregojmë të vërtetën, pasi kjo histori u bë kaq e madhe dhe njerëzit duhet ta dinë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën!

Së pari, Dragos është bashkëshorti im dhe unë jam bashkëshortja e tij, jo e dashura!!!

Së dyti, gjatë qëndrimit në Mykonos, nuk po arratiseshim!! Nuk po fshiheshim nga asgjë dhe nga askush!! Kjo është arsyeja pse erdhëm në Greqi legalisht, me një avion, duke përzierë punën me pushimet, së bashku me një grup miqsh!

Përpara Greqisë, për arsye pune, ne ishim dy javë në Canne për Festivalin e Filmit të Cannes dhe unë postova në Instagram-in tim dhe e tregova se ku ishim!! Mund ta kontrolloni këtë në Instagram-in tim! Përpara Canes, ishim për biznes në Zvicër dhe postuam nga atje, duke përcaktuar edhe vendndodhjen!

Pra, si përfundim, nuk ka asnjë postim të fshehtë apo të bërë gabimisht këtë herë, ashtu si me vendndodhjen në Mykonos, sepse nuk po arratisemi dhe nuk do të arratisemi!!!

Së treti, situata që sapo kaluam ka vetëm një shpjegim: Ilegalisht, autoritetet rumune, edhe pse ishin njoftuar zyrtarisht në qershor nga autoritetet italiane që dënimi i burrit tim është aktualisht në ekzekutim në Itali, ata nuk e morën në konsideratë këtë situatë ligjore dhe përtej ligjit evropian, ata refuzuan të anulonin urdhrin evropian të lëshuar në shkurt të vitit 2019, i cili u zbatua në Itali në 2020-ën!!

Kjo do të thotë që Rumania nuk dëshiron të shohë urdhrin e drejtësisë italiane!! Që me fjalë të tjera, një vend ish-komunist plotme abuzime në drejtësinë e tij, ka guximin të mos vërë re një urdhër ligjor nga Italia, vetëm sepse nuk e pëlqen dhe sepse është kundra interesave të tyre abuzive!!!

Dhe në këtë drejtim, gjithçka po e bëjnë vetëm që ta bëjnë jetën tonë më të vështirë! Ligji është shumë i qartë, i aplikuar nga drejtësia italiane dhe komuniteti evropian!!! Plus, ne nuk jemi të vetmit që u përballëm me të tilla situata të vështira të krijuara nga ky vend, ka shumë shembuj të tjerë abuzimi që ata kanë bërë kundër vetë njerëzve të tyre!

Rumania jeton ende në kohën e Ceausescu!!! Edhe pse janë pjesë e komunitetit evropian, ata nuk respektojnë ligjin e tyre dhe aspak ligjet evropiane! Ata kanë bërë gjëra të tilla kundër pothuajse çdo biznesmeni rumun të suksesshëm dhe shumica prej tyre janë në burg! Çdokush që guxoi të punonte shumë, të ishte i zgjuar dhe të bënte para, është sulmuar dhe shkatërruar! Kjo më kujton shumë komunizmin!!!

Si përfundim, kjo është e vetmja arsye pse ne kaluam një situatë të tillë, ishte një abuzim të shtetit rumun, jo një gabim i disa idiotëve që arratisen dhe postojnë në Instagram!!!

Së katërti, bashkëshorti im ishte dënuar abuzivisht në Rumani pa asnjë provë dhe me shumë abuzime në dosje. Një peticion i bërë nga bashkëshorti im është aktualisht duke u gjykuar në Gjykatën Evropiane për Të Drejtat e Njeriut! Ai kurrë nuk vodhi 114 milion siç ata pretendojnë!!! Kjo është një shpikje e shtypit rumun!… Gjyqtarët rumunë kurrë nuk i kërkuan bashkëshortit tim për të paguar qoftë edhe një cent, sepse nuk kishte dëmtuar asgjë!!!

Nuk kishte bërë asnjë krim, por për arsye politike, ata e transformuan një çështje të thjeshtë në një çështje kriminale! Gjithçka tjetër ka të bëjë me propagandën e shtypit rumun, me lajmet e rreme, thjesht vetëm për të shkatërruar imazhin e dikujt, që ata të mos duken qesharakë që krijuan një dramë të tillë rreth 19 vite më parë, për një abuzim në zyrë që kurrë nuk ndodhi!!

Pra nuk bëmë pushime me para të vjedhura siç lexuam të shokuar në shtyp!!!

Së gjashti, ligji evropian i dha atij mundësinë që ta rishohë dënimin rumun në Itali, sepse është një rezident italian… Siç avokatët tanë na kanë shpjeguar në detaje, sipas ligjit evropian dhe grek, në këtë situatë ai nuk mund të ekstradohet në Rumani. Kjo është arsyeja pse u la i lirë, duke pritur Gjykatën Greke të finalizonte këtë debat. Dhe kjo është arsyeja pse jemi në shtëpi tani!!!”.

12 komente në “Angela Martini reagon për problemet e burrit miliarder: Po na përndjek një regjim komunist dhe i korruptuar”

  1. besniku says:

    Nje njeri i paditur mund te perdore shprehjen : rregjim komunist i kooruptuar .
    Sistemin komunist vetem per korupsion nuk e akuzon dot, dhe se ishte i tille ju e
    urreni
    Kjo tregon injorance te plote tek “vipat e rij te pasuruar, ata e dine si…..”.

  2. kujt i intereson ne ate vend Jeta e ksaj kategorie Femnash
    avnetureve te carit neper bote !
    kujt morali te shoqerise i duhet kariera e putanave si kjo dhe blona qireti neper bote ?
    apo keshtu jeni shumica aty ju vet dhe kto i keni si idhuj kariere ?

  3. mik says:

    31 fote te Anxhela Martinit !! Duket se qellimi i vetem i artikullit eshte tek fotot e saja lakuriq .
    31 foto ju nuk i nxjerrni per herojt qe e meritojn.
    Atehere heronjt duhen te ç’vishen lakuriq per te marre emendje.

  4. Lym Kepi says:

    Angela zemer, ndoshta mund te jete e vertet qe jeni te pafajshem sipas ligjeve te EU, por e verteta eshte se keni probleme me autoritetet romune dhe do te gjurmoheni prej tyre pas cdo gjurme qe do lini, qofte edhe prej atyreve dixhitale nga instagrami.
    Cheers!

  5. katarakti says:

    Interesant. Gjithë hajdutët dhe kurvat e urrejnë komunizmin?! Mê kujtohet një dramë e luajtur në Tiranë në vitet 1970. Mê duket se titullohej:”Dritat e Kremlinit”. Aty një prostitutë e vjetër ankohej dhe mallkonte komunizmin se ai i zhduku tê pasurit, që ishin të gjithë klientê të saj!

    1. mik says:

      Ti si nostalgjik i komunizmit, i pe prodhimet e tij ne vitet 90 ? Leshoj nje sy fotove dhe vidjove te asaj kohe.
      Ju jeni kaq dallkauke dhe anadollake , sa qe nuk jeni as ne gjendje te perceptoni rezultatin e atij rregjimi, vetem e vetem se baballaret tuaj kane pasur nje post per te komanduar te tjeret. Edhe pse dollapet e ushqimeve ishin bosh.
      Te ishte komunizmi i mire, i pari qe do e perqafonte ate do ishte perendimi. Ai Perendim qe me qyteterimin e tij ka udhehequr boten tesh 2000 vjet
      Gjithsesi, fiksimi i juaj tek komunizmi nuk do bej asgje tjeter perveçse ngadalsimin e propsperitetit te ketij vendi dhe femijve tuaj.

  6. Aleksander says:

    Flokt e gjata e ment e pakta.

  7. Meti says:

    e dashur Anxhela, pse kaq shume justifikime? Nese bashkeshorti yt eshte vertete i pafajshem, ju si cift mund te hapni dy procedura paralele, ate te prishjes se imazhit te ndersjellte (te tij si biznesmen dhe tenden si vajze VIP qe je) dhe keshtu shtoni edhe pasurine me ca te ardhura ekstra. Por a e beni dot ju kete? A eshte vertete kaq i pafajshem biznesmeni yt? Ehhh, pyetje e veshtire e dashur. Askush nuk ka pranuar deri me sot fajin vullnetarisht

  8. Angjela Shahini says:

    Dhe ky eshte lajm i pare ne faqen e pare ne fundjave? TEMA??

    BUCJA me Cicat jashte. Nje jete duke fshire me b*the rruget e botes. Njihet vetem se ekspozon GJENITALET e per poza sugjestive seksuale; flet per Mashtruesin Ordiner me Tatuazhe dhe ANALIZON ligje e Politike.

    Pika.
    Qe mos ju rafte.
    Ju, atyre dhe Ne.

  9. Irgen says:

    Kam pare kalendarin qe Angela ka bere per Rezart Tacin

  10. toni says:

    mir e the irgen. je djale i zgjuar. te pershendes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje