Nga Andrei Tapalaga “History of Yesterday”
Pavarësisht të gjitha fatkeqësive që po ndodhin aktualisht në botë, ne kemi një garë të çmendur për pasuri, por këtë herë në sektorin kibernetik, ku shumë të rinjtë duan të bëhen super të pasur. Shpresat dhe ëndrrat e tyre janë krijuar apo shkatërruar nga influencues fatlumë, të cilët ose kanë lindur të pasur ose janë bërë të tillë duke pasur fatin me vete.
Sot ka një debat se kush është personi më i pasur në botë,midis Elon Musk (147.3 miliardë dollarë pasuri neto), Xhef Bezos (186 miliardë dollarë pasuri neto) dhe njeriut që është aktualisht më i pasuri i botës Bernar Arno (187 miliardë dollarë pasuri neto).
Megjithatë, asnjë nga këta njerëz nuk ishte i pari që u bë miliarder në kohët moderne.
Personi i parë që u iu afrua statusit të bërit miliarderi i parë në botë ishte Uilliam Averi Rokfeler, babai i Xhon Rokfeler, që ishte një mashtrues më famë ndërkombëtare.
Në fillim të shekullit XIX ai tregtonte disa bimë, të cilat i reklamonte si një kurë për çdo lloj sëmundje. Ndërkohë, dishte i biri i tij që e mishëroi plotësisht atë rol. XhonD. Rokfeler lindi më8 qershor 1839 në Riçford të Nju Jorkut, dhe ishte djali i Uilliam Rokfeler dhe Eliza Dejvisonit.
E ëma e tij ishte një besimtare shumë e përkushtuar. Ajo u angazhua shumë për të rritur si duhej të 6 fëmijët e saj, që ata të bëheshin më të mirë se sa babai i tyre. Që në moshë shumë të re, Xhon shfaqi cilësitë e një sipërmarrësi.
Ai u shiste karamele fëmijëve, duke ia rritur çmimin 10 ose 20 herë më shumë se sa çmimi me të cilin i blinte. Shitja e ëmbëlsirave për fëmijët mund të jetë biznes i mirë, pasi këta të fundit duan gjithmonë karamele. Por shitja e karameleve fëmijëve të pasur që kanë burime “të pafundme” është ëndrra e çdo biznesmeni.
Në moshën 14 vjeçare, ai dhe familja e tij u transferuan në Klivlend ku ai u regjistrua në Shkollën e Mesme Qendrore dhe më pas në Kolegjin Tregtar E.G.Folsom.
Rokfeler u tërhoq nga dega e kontabilitetit, dhe kjo është arsyeja pse puna e tij e parë ishte si asistent i një kontabilisti në kompaninë “Hewitt & Tuttle”.
Në 1859 ai arriti të grumbullojë vetë një kapital prej 4.000 dollarësh (sot me vlerë 135.485 dollarë duke pasur parasysh inflacionin), të cilin ai e investoi drejt hapjes së një kompanie bashkë me mikun e tij të mirë dhe partnerin në biznesit Moris B.Klark.
Kompania shiste produkte për të cilat kishte kërkesë të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe po arkëtonte fitime shumë të mira për kohën, por jo të mjaftueshme për Rokfeler. Në vitin 1863, ai zbuloi një shans të madh brenda tregut të karburanteve.
Kjo është arsyeja pse ai hoqi dorë nga kompania e tij dhe hapi një rafineri të re,sërish bashkë me Klark dhe disa partnerë të tjerë. Rafineria mori emrin “Clark & Rockefeller”. I veçantë në atë rast ishte rafinimi i vajit të balenave, që përdorej si lëndë djegëse në fund të shekullit XIX-të.
Në atë kohë, për shkak të kërkesës së madhe për të, Rokfeler dominoi shumë shpejt gjithë tregun, duke fituar miliarda dollarë nga vaji i balenave.
Kjo sidomos pas vitit 1865 kur përfundoi Lufta Civile Amerikane dhe kur karburantet u pakësuan në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Kjo ishte një situatë e përsosur pasi Rokfeler tashmë kishte një rafineri.Duke i ri-investuar të gjitha fitimet e arritura nga shitja e vajit të rafinuar të balenave, Rokefeler e përmirësoi rafinerinë, duke e bërë atë më të madhen bë botë gjatë shekullit XIX-të.
Në vitin 1870 ai themeloi kompaninë “Standard Oil” dhe në vitin 1872 themeloi Shoqatën Kombëtare të Rafinerive, duke krijuar një monopol brenda industrisë së karburanteve gjatë shekullit XIX-të, dhe duke hedhur bazat e industrisë së sotme moderne të karburanteve.
Rokfeler kishte lidhje në të gjithë botën, dhe kjo i dha mundësinë të nënshkruante disa kontrata me kompanitë e mëdha të anijeve tregtare në të gjithë botën.
Kjo gjë i dha mundësinë kompanisë së tij të transportonte karburantin me një normë më të ulët se sa çmimi mesatar i tregut, duke shkatërruar gradualisht të gjithë konkurrentët e tij.
Sipas standardeve të sotme etike të biznesit, Rokfeler ishte shumë larg të qenit etik brenda një tregu konkurrues.
Por kur flasim për miliardat, etika nuk ka vend. Xhon do të gjente gjithnjë mënyrat për të shkaktuar falimentimin e konkurrentëve të tij, ose duke i detyruar ata të largoheshin vetë nga tregu. Një taktikë tjetër që do të përdorte me konkurrentët më të vegjël ishte blerja e kompanive të tyre.
Në fakt, ai i blinte kompanitë që i çonte drejt falimentimit me një çmim shumë të vogël, në mënyrë që të siguronte një monopol brenda tregut. Në vitin 1870, Rokfeler përpunonte 90 për qind të karburanteve që shiteshin në Shtetet e Bashkuara.
Kur vdiq në vitin 1937 nga shkaqe natyrore, pasuria e tij arriti në 1.4 miliardë dollarë. Por nëse marrim parasysh inflacionin, sot ajo do të kishte një vlerë rreth 420 miliardë dollarë, duke e bërë atë njeriun më të pasur në historinë moderne.
Duke pasur kaq shumë para, dhe duke parë se ai ishte afër fundit të jetës, Xhon e ndjeu se ishte koha ta kthente kokën nga komuniteti. Prandaj ai krijoi fondacionin e njohur “Rockefeller”, që është edhe sot e kësaj dite institucioni më i rëndësishëm filantropik në botë.
Ky institucion ka financuar projekte të ndryshme, duke ngritur spitale dhe shkolla. Një nga projektet më të rëndësishme është Universiteti i Çikagos si dhe Universiteti Rokfeler. Xhon Rokfeler vdiq në moshën 97 vjeçare.
Në testamentin e tij vendosi që një pjesë të pasurisë së tij t’ia kalonte bashkëshortes së tij Laura Spellman, 5 vajzave dhe djalit të tij në mënyrë të barabartë.
Thuhet se shumica e pasurisë së tij shkoi për Fondacionin Rokfeler.Morali i historisë është se njerëz si Xhef Bezos, Bill Gejts apo Elon Mask kanë ende një rrugë të gjatë përpara,derisa të arrijnë nivelin e njerëzve më të pasur që kanë ekzistuar në botë.(cna)
rrokfeler cifuteri qeneri njerezit me te babezitur ne bot per pasuri dhe ne qoftese do tiu jepte mundesia te jetonin pafund do e deshironin ate ,si i thoj asaj fjale 2m nen dhe do shkojne te gjith asgjo s´do morin me vete pervecse veprave qe kan bo .
Rockfelleret edhe pse jo cifut, kane qene agjente te Rothchildesve ‘, cifuteve qe kontrollonin banken e Londres dhe me pas banken e Britanise qe prej 1800 .
Perandoria ” Britanike” ashtu si Amerika kane qene dhe jane shtete te dominuara nga cifuteria nderkombetare.
Keta tipa dhe varrezat i kane private se kane frike mos i shurros ndonji fukara tek varri dhe i bie qe u lodhen kot .
E kane honger Faraonet kete para ketyre.
Sot i ke mumje neper muzeume
Ke qejf ti shofesh sidomos kur kane dhe stoli me gurë te cmuar rreth qafes. Pa harruar kurorën ne koke sigurisht
Ne fakt ky njeri eshte vete amerika simbol i saje . Themelet e amerikes nuk jane demokracia , te drejtat e njeriut dhe humanizmi . Endrra amerikane nuk ka ta beje me humanizmin me moralin e krishter , mos i bej tjetrit ate qe nuk deshiron qe tnetri te ta beje ty. Pasurimi i shpejte pa kufij moral sipas motos “vdekja jote jeta ime ” . Vepra e ketij njeriu e deshmon pa as me te voglin dyshim kete . Nderkohe qe per kontinentin e vjeter fisniket princerit dhe mbreti pushteti i te cileve kishte, perveç pasurise edhe baza religjoze ( mbretin e apo perandorin e kurorezonte kisha) per ameriken nuk ishte njelloj. Paraja ishte ajo qe do te jepte pushtet . ZOTI dhe kisha me vlerat e saje te solidaritetit ,te dashuris per te afermin tend (te njellojtin tend) ishin jasht loje . Zoti i ri per te cilin falen dhe luten ata qe inspirohen nga endrra amekane dhe shembulli i ketije zotrise eshte pa dyshim PARAJA.