U arratisën nga burgu i Izraelit përmes një tuneli të hapur me një lugë, arrestohen palestinezët

12 Shtator 2021, 16:29Bota TEMA
U arratisën nga burgu i Izraelit përmes një tuneli të hapur

Autoritetet në Izrael kanë mundur të arrestojnë 4 prej të arratisurve nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa.

Mediat e huaja shkruajnë se Zakaria Zubeidi dhe Mahmoud Ardah u gjetën në një parking në fshatin Umm el-Ghanam herët të shtunën, disa orë pasi Yakoub Mohammed Qadri dhe Mohammed Ardah u vendosën në burg të premten mbrëma. Ndërkohë që dy të tjerë, Munadil Nafayat dhe Iham Kahamji ende mbeten të lirë.Policia tha se Zubeidi dhe Ardah u gjetën të fshehur nën rimorkio të një kamioni.

Sipas raporteve, Qadri dhe Mohammed Ardah u gjetën pasi një banor i Nazaretit i tha policisë se kishte parë dy burra që gërmonin nëpër plehra duke kërkuar ushqim.

Të burgosurit palestinezë, që konsiderohen si shumë të rrezikshëm u arratisën nga burgu me anë të një tuneli, që e hapën me një lugë të ndryshkur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje