Bujar Nishani: Basha s’do t’ia dijë për SHBA, merr urdhëra vetëm nga Rama. Kanë projekt asgjesimin e PD

14 Shtator 2021, 11:13Politika TEMA

Bujar Nishani thotë se pas përjashtimit të Sali Berishës nga PD nuk qendron SHBA, por Edi Rama.

Sipas tij, ai dhe Basha kanë në plan asgjesimin e PD-së.

“Thikat pas shpine ndaj Partisë Demokratike janë në të vërtetë, thika në zemër për Shqipërinë!

Misioni që i është ngarkuar L. Bashës prej pushtetit më të korruptuar e të inkriminuar në Shqipërinë e 30 viteve të fundit, është projekti më kriminal anti PD e anti demokratik që prej atij të tentuar në 1997!

PD është një prej institucioneve kryesore të shoqërisë shqiptare, është një mekanizëm i domosdoshëm që sistemi politik të funksionojë normalisht, është mundësia për të patur alternativën e një modeli tjetër qeverisës.

Të kapësh e të mbash peng, përmes metodave gangsterriste, pushtetin dhe proçesin vendimarrës mbi Partinë Demokratike, për ti shërbyer projektit antishqiptar të asgjesimit të alternativës qeverisëse, është po aq kriminale sa korrupsioni, kriminaliteti, shkatërrimi i institucioneve, varfërimi i shqiptarëve, prej qeverisjes.

Asgjesimi i PD është asgjesimi i opozitës sot, është asgjesimi i alternativës së qeverisjes ndryshe nesër, është minimi i demokracisë, është thikë në zemër për Shqipërinë!

Tezat e Edi Ramës se L. Bashën e detyruan SHBA për ta përjashtuar Sali Berishën nga PD dhe se ai nuk kishte rrugë tjetër, janë teza krejtësisht spekulative dhe fasada majtiste për të mbuluar projektin e asgjesimit të PD.

L.Basha ka patur ultimatume të forta nga SHBA për të mos djegur mandatet e mos braktisur Parlamentin!

L.Basha ka marrë kërkesa të forta e të qarta nga SHBA për të mos bojkotuar zgjedhjet dhe pushtetin lokal!

L.Basha as i mori në konsideratë ato kërkesa e ultimatume të SHBA dhe i injoroi ato plotësisht.

Megjithëse ato ishin vendime e akte që minonin rëndë demokracinë në këtë vend, L. Basha i shpërfilli kërkesat amerikane në ato raste sepse i duhej të plotësonte interesat politike të Edi Ramës që ky të kapte e kontrollonte çdo qelizë e pushtet absolut të sistemit politik në Shqipëri!

Projekti antishqiptar i dyshes Rama-Basha, për asgjesimin e PD është sfida më e madhe për shoqërinë sot, është beteja më e madhe politike për ti shërbyer të nesërmes së Shqipërisë”, shkruan Nishani.

5 komente në “Bujar Nishani: Basha s’do t’ia dijë për SHBA, merr urdhëra vetëm nga Rama. Kanë projekt asgjesimin e PD”

  1. vang says:

    More ,qe te shkatrrohet PD e duan gjithe shqiptaret por qe qenka ramadhe jo SHBA me mbush mendjen qe ti qenke budalla o NISHANI.

    1. Pompist says:

      Nuk është budalla por shejtan-budalla.
      Berisha e bëri president (de jure) ndërsa Basha nuk e bëri as kandidat për deputet, ndonëse i shërbeu me devocion për përgatitjen e listave pro Basha.
      Çfarë të bëjë tani Nishani sipas jush, të rifillojë punë pompist apo të marrë asistencë sociale deri sa të dalë në pension sepse oficer nuk e bën dot më, dhe gjë tjetër nuk di të bëjë.

  2. zalua says:

    Ky ka shkarje dheu.ka nevoje per perforcim solete.

  3. Pompist says:

    Nuk është budalla por shejtan-budalla.
    Berisha e bëri president (de jure) ndërsa Basha nuk e bëri as kandidat për deputet, ndonëse i shërbeu me devocion për përgatitjen e listave pro Basha.
    Çfarë të bëjë tani Nishani sipas jush, të rifillojë punë pompist apo të marrë asistencë sociale deri sa të dalë në pension sepse oficer nuk e bën dot më, dhe gjë tjetër nuk di të bëjë.

  4. Roberto says:

    O Nishan o budalla qe nuk di c’flet.??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje