Krasniqi: Nuk jam i sigurt se do të përfitojmë nga vizita e Merkel në Tiranë

14 Shtator 2021, 10:43Politika TEMA

Analisti Afrim Krasniqi ka komentuar ardhjen e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, ku do të takohet me liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

I futar në studion e “Ditari” në A2 CNN, Krasniqi u shpreh se “jemi me fat që kancelarja Angela Merkel na ka zgjedhur për vizitën e saj të fundit”, por shtoi se nuk është i sigurt se vendi ynë do të përfitojë nga kjo vizitë“, për shkak se Merkel vjen për të dhënë 3 mesazhe, për të cilat, në dijeninë time, Tirana zyrtare nuk ka përgjigje”.

“Bashkëpunimi kryesor është bashkëpunimi ekonomik, ai që quhet tregu ekonomik dhe Shqipëria nuk ka ende potencial për të përfituar nga tregtia rajonale. Ne nuk kemi arritur të përfitojmë nga projektet e mëdha të Procesit të Berlinit, për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe burokracisë”, deklaroi Krasniqi.

“Së dyti, koncepti i stabilitetit. Shqipëria është stabël, por mjafton një detaj i vogël në jetën parlamentare që gjithçka të kthehet nga fillimi. Së treti, nuk duhet ta shohim si një person që vjen për të na dhuruar diçka, por si person që vjen për të forcuar marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve”, shtoi Krasniqi.

3 komente në “Krasniqi: Nuk jam i sigurt se do të përfitojmë nga vizita e Merkel në Tiranë”

  1. GazMir says:

    E dim kush është Merkel. Me Serbin dhe Greqin flet për BE-në dhe me ne si dhe Turqin për Nato-n. Nuk duam asnje flamur te BE-së te shohim sot por të Nato-s.

  2. Bardha says:

    Ndigjoni kete lulin e geshtenjave se ju sqaron cdo gja qe ka lindur ne shpellat e vicidolit

  3. Xha Jaho says:

    Ekzakt !
    Ky kok rroçka i Sali Berrioshes, do vetem te perfitoj nga MERKEL ! Hajde mentalitet Vucitoli hajde !
    U plasi zemra sepse eshte strategu EDI RAMA qe pret ne mirseardhje gruan ma te fuqishme ne bote Zj. MERKEL !
    PLasni o shpellar por civilizimin e familjes RAMA nuk mund t’i afroheni as ju as ai koksqepi i Skraparit.
    Zoti RAMA me kultur te madhe (flet 4 gjuhe ne menyre prfekte: Shqip (sepse ju nuk mund ta flisni si ai), Anglisht, Frengjisht, Italisht). Lexon libra qofte politik apo filozofik dhe ne saje te kesaj kulture di ç’fare flet me MERKEL, MACRON, Erdoga, apo Biden.
    Kurse ju doni edhe nja pese gjenerata (me shume se 200 vjet) qe te kulturoheni dhe te mesoni te flisni.
    A e shifni si flet Lul Basha (nzenesi i Berishes ) ne parlament ?: “qepe moj gojen” i thote kryetares se Parlamentit apo zonjes Bozo etj etj etj.
    A e keni degju zotin RAMA te flas me kete gjuhe kto 30 vjet ? JO ansjehere !
    Madje edhe shume koksqepa nga Kosova kulturedobet (si Kurti etj etj) prandaj kane kontradita me Zotin RAMA , sepse jane diferenca kultutrore te medhaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje