‘Komploti’: Lulzim Basha korr fitoren e parë ndaj Berishës

15 Shtator 2021, 17:13Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Lulzim Basha i ka paraprirë me kohë një beteje të mundshme politike me Sali Berishën për kontrollin e partisë, me anë të tre paketave me ndryshime në statutin e Partisë Demokratike në vitin 2014, 2018 dhe 2021. Dy javë pasi Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philip Reeker i kërkoi në mënyrë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga partia, Lulzim Basha prezantoi ndryshimet në statutin e PD, ndryshime të cilat u miratuan nga Kuvendi Kombëtar. Askush nuk e vuri re faktin se në statutin e ri të partisë ishte fshirë fjala ‘referendare’, trajtë e fjalës ‘referendum’. Bëhet fjalë për një modifikim të pikës 12 të nenit 35 të statutit, duke hequr organizimin e fushatave për referendume.

Sot, fshirja e referendumit nga statuti i partisë merr një rëndësi të posaçme, pasi nxjerrë jashtë loje lëvizjen e fundit të Sali Berishës, i cili kërkon zhvillimin e një referendumi në anëtarësinë e partisë, me qëllim për të rrëzuar vendimin e Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia. 30 anëtarë të Kryesisë së Forumit Rinor të PD, i janë drejtuar sot me një kërkesë sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kreut të Këshillit Kombëtar Edi Paloka për zhvillimin e një referendumi pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlamentar. Pas kërkesës nuk ka dyshim se fshihet Berisha. Por, kërkesa për referendum nuk ka asnjë bazë në statutin e ri të Partisë Demokratike. Sot në statutin e PD-së nuk ekziston referendumi!

Jo vetëm kaq, por me ndryshimet statusore të miratuara në vitin 2018, Basha dhe rrethi i tij, shtuan një nen të veçantë në statutin e PD-së, nenin 13, për disiplinën e brendshme në parti. Ndër të tjera, neni 13 parashikon përjashtimin e një anëtari nga partia, qoftë ky deputet apo kryebashkiak, nëse me veprimet e tij dëmton interesat elektorale apo politike të PD. Kjo pikë legjitimon vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi dhe rrjedhimisht nga partia, pasi në të kundërt, sipas Bashës, Partia Demokratike do të rrezikonte të përballej me sanksione ndërkombëtare.

Ndryshimet në statutin e PD-së në vitin 2018, shtuan edhe një kompetencë të re dhe speciale për Lulzim Bashën. Me anë të nenit 27 të statutit, Lulzim Basha i dha vetes të drejtën për të përjashtuar çdo anëtar nga Partia Demokratike, pa mbledhur strukturat, në raste emergjente. Kjo pikë e statutit rrëzon pretendimin e Berishës se vendimi individual i Bashës për ta përjashtuar nga grupi i PD-së është në kundërshtim me statutin e PD-së.

Sali Berisha ka nisur një aksion për rrëzimin e Lulzim Bashës, ‘birit të tij’ politik, duke e akuzuar për dorëzim të sovranitetit të partisë te amerikanët, bashkëpunim me Edi Ramën dhe Soros në fshehtësi kundër tij, për 5 humbje radhazi, përdorim të partisë për interesa personale, për pabesi, tradhti etj. Konflikti është pasojë e vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar i PD-së dhe rrjedhimisht nga partia, pas një kërkese ultimative të SHBA. Basha thotë se amerikanët i kanë dhënë detaje rreth dosjes, mbi të cilën Berisha dhe familja e tij u shpallën ‘non grata’. Janë pikërisht këto detaje të rënda që kanë bindur Bashën të ndryshojë qëndrim dhe të marrë këtë vendim të vështirë kudër Berishës.

Nga ana tjetër, Berisha është përbetuar për hakmarrje. Berisha kërkon rrëzimin Bashës, si ndëshkim për tradhtinë e pretenduar prej tij, dhe emërimin një personazhi tjetër të besuar në krye të PD-së. Berisha pretendon se ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve të PD-së. Por, Basha mund të shkarkohet vetëm përmes një mocioni mosbesimi, i cili duhet të votohet nga më shumë se sa gjysma e anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Kuvendit Kombëtar të PD-së. Këto dy forume të larta besohet se kotullohen nga Basha, ndaj fundi i betejës Berisha-Basha duket se paparashikueshme.(Shqiptarja.com)

13 komente në “‘Komploti’: Lulzim Basha korr fitoren e parë ndaj Berishës”

  1. Pilo Lala says:

    Nuk eshte e vertete, qe Berisha kerkon rrezimin e Lulezim Bashes.
    Ai thjesht kerkon qe vendimi i Bashes per perjashtimin e Saliut nga grupi parlamentar i PD te kthehet.
    Edhe FRPD sot nuk kerkoi rrezimin e Bashes, vetem kthimin e vendimit.
    Kjo eshte loje ku eshte edhe vete Basha i perfshire.

  2. anticensurë says:

    kjo është fantastike!
    luli nuk paska qënë aq gomar sa kemi kujtuar!!
    apo ndoshta sala ka qënë gomar i madh që i ka bërë këto ndryshime pa pasur parasysh se mund të përdoren kundër tij??
    kot nuk i thonë se “sigurija e tepruar të lë shpesh me gisht në bythë”!!
    ska turp më të madh se me ta “rras” lul buzkuqi!!
    a thu ti bëj të njëjtin puç dhe ram dobiçit??
    shumë e mundur,më duket se lulka lu rrolin e budallës dhe rama atë të të mënçurit!!

  3. Velo says:

    Berisha mos të ndihet fare, por të rrijë urtë e me qetësi të pres flet thirrjen për në SPAK.

  4. Student Horr i dhjetorit says:

    Dmth nese PD fillon e i ngjet gjithnje e me shume PKSH-se se Enver Hoxhes eshte fitore? E po Bertisni “RROFTE ENVER HOXHA”.

  5. Ani says:

    Mero mbron Bashen…….fundi botes….shokune Rames

  6. PD nuk eshte parti says:

    Bashaik

  7. Berisha e hengri…. Te behet gati per te vendi. Do kaloje mire atje. Se mezi e presin! Ehh, po vjen dikur dita qe ti laje gjynafet. Po shume mire do jete tja marrin paret dhe pronat! Se ja u vodhi shqiptareve maloku hajdut! Ta shoqeroje Zen sypeshkaqeni qe te rrine bashke.

  8. Berisha e hengri…. Te behet gati per te vendi. Do kaloje mire atje. Se mezi e presin! Ehh, po vjen dikur dita qe ti laje gjynafet. Po shume mire do jete tja marrin paret dhe pronat! Se ja u vodhi shqiptareve maloku hajdut! Ta shoqeroje Zen sypeshkaqeni qe te rrine bashke.

  9. Xhahil Bilbili says:

    Saladhe luli jane ne unison.luli e perjashton nga grupi,por eshte deputet.sala ben presion me mitingashe deri ne kufijte e presionit,per ti thene amerikes se une e kam ne dore pd dhe e heq lulin.ne keto kushte sipas sales amerika fal salen dhe sala fal lulin.ky eshte ekuacioni.por a beson sala se do funksionoje kjo.ne 97 funksionoje pse te mos shpresoje.kjo thuhet vdes e fundit.po AMERIKA ?

  10. Draper dhe Cekan says:

    Jepi luli
    Nga “fitorja ne fitore” luli e paska patur kete moto per blindimin e karriges se kryetarit
    Dhe demokratet enderronin per pushtetin
    Kush tha qe luli eshte rrote kari?

  11. Micro & Soft says:

    Erdhi dita qe Tema te marr ne mbrojtje Lulushin!! Keq fare qenka puna. Per me teper kur shkrimi merret nga gazeta e Leçianit

  12. Kola says:

    Ne se Berisha ka me ra ne grope,ai ka me marre me vehte edhe Bashen,por jo vetem !

  13. Fshatari says:

    Birisha ka deshire te” nuseroje”, sa here te doje, por kjo nuk mund te ndodhe! Mbas katraures se 1997, kur shtetin, Shqiperine, popullin dhe partine e tij familjare i shkaterroi me sukses te plote, mbeti vetem si qyqar ne presidence (dhe ketu ka dore ai Izet Haxhia, qe e mbajti dhe i qendroi prane ne ditet e tij me te zeza), u rikthye ne pushtet (ne menyre te habitshme) me 2005 dhe vazhdoi shkaterrimin e mbetur, duke vrare dhe djegur deri ne 2013, ndersa tani qe ka marre kartonin e kuq nga Dep.SHt. te SHBA, kerkon t’ia hedhe paq: Te beje marifete, per te justifikuar krimet gjate 30 vjeteve, duke iu afruar sa me shume ”stacionit te fundit” (shikojeni si eshte shtremberuar), shpreson se do te mbuloje diellin me shoshe, per mos te thene: te laje, ate qe ka bere dhe qe s’thuhet, me sh..re.
    Gerdalla dhe druri me i shtrember ne te gjithe hapsiren tone kombetare eshte aq kokforte, kryenec, bajraktar, cub, egoist, brutal dhe banal, kapadai, i panginjur me pushtet, pasuri dhe krenari, saqe eshte gati t’i vere zjarrin Shqiperise me keq se zjarret e barinjeve dhe sivellezerve te tyre kriminele gjate kesaj vere te nxehte. Ne aventuren e tij gabohet rende. Me keq ka per t’i dale.
    Shqiptaret nuk do te shkojne pas tij, as mbas lulit. Mbas 30 vjetesh populli i njeh politikanet paperjashtim dhe flet me mencurine e tij nje here ne 4 vjet.
    PD, saliu, bijte e saliut, biologjiku dhe politiku dhe te gjithe ata, qe rreshtohen ne kete formacion banditesk, jane hala ne sy e ketij populli, jane neveria, qe sjell peshtjellim dhe ndarje vertikale, distancimi nga kjo race bastarde, qe vec te zeza i ka sjelle ketij populli te zhgenjyer dhe megjithate banditet vazhdojne propaganden, per te thene se ja, ne jemi ketu, me ne fitojne te gjithe, ne qeverisim, bota na ndihmon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje