Nesër seanca maratonë, Balla jep detaje: Do të ndahet në tri pjesë, në fokus programi i qeverisë “Rama 3”

15 Shtator 2021, 15:18Politika TEMA
Nesër seanca maratonë, Balla jep detaje: Do të ndahet në tri

Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve u shpreh se seanca e nesërme plenare do të jetë e ndarë në tri pjesë.

Sipas Ballës, në fokus të seancës plenare të së enjtes do të jetë prezantimi i programit qeverisës të qeverisë “Rama3”.

“Kemi miratuar me konsensus pikën e rendit të ditës, që lidhet me kohën e debatit, lidhur me miratimin në Kuvend të përbërjes së qeverisë. Nga opozita ka pasur disa propozime, që lidhen me sfazimin e kësaj seance dhe ne kemi rënë dakord që kjo seancë të ndahet në tre pjesë.

Pjesa e parë është prezantimi i programit, në fund të kësaj faze merren të gjitha pyetjet dhe më pas hapet debati, në një fazë të tretë, që kulmon me votimin. Votimi është një i vetëm, qoftë për përbërjen e ministrave, qoftë të programit. Çdo deputet do të ketë mundësi të flasë jo më shumë se 10 minuta”, tha mes të tjerash Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje