Osmani: Nisma “Ballkani i Hapur”, ide e rrezikshme, s’do të lejojmë të ndodhë

15 Shtator 2021, 17:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e kritikoi Kosovën duke thënë se po merret me teori konspirative në vend që t`i bashkohet iniciativës rajonale të “Open Balkan”.

Pas kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar dhe presidentja Vjosa Osmani. E cituar nga mediat në Kosovë, ajo tha se se ideja e “Open Balkan” është e rrezikshme dhe  vonon integrimin evropian të rajonit.

Këto komente, Osmani i bëri gjatë një eventi të Rrjetit për Politikë të Jashtme (DGAP) në Gjermani.

Kryetarja e shtetit kosovar tha se ideja e Edi Ramës, Aleksandar Vuçiçit dhe Zoran Zaevit për “Ballkanin e Hapur” është thjesht një përpjekje për të zëvendësuar Procesin e Berlinit dhe thekson se një gjë e tillë është e pamundur dhe se s’do të lejohet që të ndodhë.

3 komente në “Osmani: Nisma “Ballkani i Hapur”, ide e rrezikshme, s’do të lejojmë të ndodhë”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ku merr vesh ti mi lope, me ti vu syzat ti ha kashten per bar mi loqe mjer kosova qe i ke ra hise.

  2. neri says:

    MOJ BIBE, POR A NUK E PE NE KONFERENCEN PER SHTYP QE CFAREDO FJALE QE THONTE RAMA, MERKELI E APROVONTE DUKE TUNDUR KOKEN. SI ESHTE E MUNDUR QE JENI KAQ ARROGANTE DHE INJORANTE ??????!!!!

  3. Lopa says:

    Ballkan i hapur dmth levizje lire, oj lope. Te levizim te lire mes njeri tjetrit dhe pastaj ne tere evropen. Me qe je kundra, ule traun ne Morine e te mos vine kosovaret ne shsiperi. Lopa, mos do te thuadh: te jemi te mbyllur eshte me mire se te haur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje