Von der Leyen do të vizitojë rajonin: Investimi në të ardhmen e Ballkanit është investim për BE-në

15 Shtator 2021, 10:51Bota TEMA

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen gjatë prezantimit vjetor të gjendjes së BE-së në Parlamentin Europian ka deklaruar se do të vizitojë Ballkanin. Von der Leyen do të udhëtojë në rajon para fundit të muajit.

“Para fundit të muajit, do udhëtoj në Ballkan për të përçuar angazhimin tonë për anëtarësimin në BE.  Ne ia kemi detyrim këtë të rinjve, që besojnë në të ardhmen europiane,” ka thënë Von der Leyen.

Ajo ka shtuar se do të rrisin investimet në Ballkanin Perëndimor.“Ne po rrisim investimet në Ballkanin Perëndimor me rreth një të treten e prodhimit të brendshëm bruto të rajonit.  Investimi në të ardhmen e Ballkanit është një investim për BE-në,” ka theksuar presidentja e KE.

 

1 komente në “Von der Leyen do të vizitojë rajonin: Investimi në të ardhmen e Ballkanit është investim për BE-në”

  1. Kalec Dega says:

    Fitore per Tigrin, lol
    =
    KJO ESHTE FAZA Paraprake per pergatitjen e skiptareve per 2025 kur dhe shqiptaret do braktisin Albanistanin en masse….lol….kush do ndertoje Shqiperine Evropiane atehere…Tualet Pallat e shqiperise?

    =
    lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje