Sali Berisha në fund të takimit që realizoi me demokratët i është përgjigjur edhe disa pyetjeve nga publiku, ku një ndër simpatizantet e PD-së e pyet nëse do udhëhiqte edhe një herë si kryetar i Partisë Demokratike. Berisha është përgjigjur se këtë gjë e vendosin vetëm demokratët me vullnetin e tyre të lirë.
“Se kush do e udhëheqë Partinë Demokratike, do e përcaktojë demokratët dhe demokratet me vullnetin e tyre të lirë”, tha ai.
Berisha u pyet mbi mekanizmin që do të përdorë për largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë.
Ai tha se do të mblidhen 1500 firma të delegatëve dhe do të thërritet Kuvendi Kombëtar, të cilit do t’i kërkohet që të shprehet për vendimin e Bashës.
Pra Berisha ka hequr dorë nga referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës, duke qenë se nuk e arrin dot.
“Çfarë synon kjo foltore. Së pari, ndërgjegjësimin e çdo demokrati për situatën e krijuar, vjeljen e mendimit dhe qëndrimti të tij.
Së dyti, do mblidhen firmat e 1500 delegatëve të Kuvendit Kombëtar. Pas mbledhjes së këtyre firmave, ne do thërrasim Kuvendin Kombëtar, që është forumi më i madh i partisë.
Ne çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokratike. Ne do i kërkojmë Kuvendit Kombëtar që për vendimin të shprehet çdo anëtar i PD me referendum në mbarë Shqipërinë.
Do ju thosha mos votoni kurrë humbës, me motivin që është më i mirë se ai. Humbësi në fitore nuk të çon. Të mos bëhet më ky gabim”, tha Berisha.
Basha eshte humbes i madh , ndersa Berisha FITIMTAR I MADH , fitoi me 1991 shin , fitoi ne mars te 1992 shit ( dhurate nga sh Ramiz dhe z Rajerson ) , zgjedhjet vendore korik 1992 , Referendumin 1994 , zgjedhjet e pergjitheshme , maj 1996 ,(zgjedhje te lira dhe te ndereshme, u mbushen kutite ne Tirane e u shperndane me helikopter ) , fitoi me 2005 (fenomeni Xhuveli) , fitore me 2009 en , me patericen LSI , fitoi 2011 beri djalin politik kryetar bashkie , po j’a kendon Ristani (mbushjen e kutive rrugeve te Tiranes ) , e sa fitore te tjera brenda partise .