Sali Berisha ka thënë gjatë takimit të tij, se gjatë bisedave që ka pasur këto ditë më demokratët, ka mësuar se ata nuk e kanë dashur asnjëherë Lulzim Bashën, por e kanë mbështetur prej tij.
Berisha tha se nuk e dinte këtë gjë, por e mori vesh vetëm këto ditë.
Sali Berisha: Jam këtu për të kërkuar një ndjesë publike. Të dashur miq, kam sot nga mëngjesi deri në darkë që takohem me demokratë thjeshtë, drejtues, drejtues të rretheve, të gjithë ma kanë thënë hapur në sy.
Doktor ne atë nuk e kemi dashur. Por, ne atë e kemi mbështetu sepse e mbështet doktori.
Mund tu duket çudi, por unë nuk e njihja këtë pakënaqësi në këto përmasa. Sepse i kisha mbyllur hesapet.
Në 8 vite, ju garantoj se në 8 vite janë me gishtat e dorës njerëzit që kam promovuar apo lançuar në PD.
Por ka ndodhur një spastrim i heshtur i të gjithë atyre që kanë punuar me mua, por unë asnjëherë nuk i thashë. Çdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë përpara tij vetëm avokat i tyre.
Nuk jam pajtuar asnjëherë, por si njeri i betuar që nuk do kthehem, isha betuar se njëri po të mbetej, unë do isha i dyti. Unë nuk kisha projekt.
Për interes të karriges së tij, ai ka deklaruar te të huajt dhe shqiptarët se ‘unë nuk i marr vendimet, por i merr Berisha’
Salla: Tup, turp, turp,….na ka vrarë dinjitetin.
Luli ik sa me pare se sala do te leshoje qente
.