Të gjitha faktet dhe ngjarjet që ngjallin dyshime: A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës?

16 Shtator 2021, 17:18Politika TEMA

Në daljet e tij të fundit publike, te Çani dhe te Peka, Sali Berisha, ka hedhur një version që ai tha se nuk e ka pasur të vërtetuar. Sipas tij emisarë të rëndësishëm edhe nga SHBA, i kanë përcjellë atij një mesazh që fillimisht nuk e pati besuar: atë se lart e poshtë, Lulzim Basha thoshte se vendimet e rëndësishme në PD vazhdon dhe i merr ish kryetari.

Me këtë pohim, të cilin ai thotë se ia ka përcjellë dhe Bashës, doktori do të krijojë idenë se pasardhësi ka punuar në kulisa për ta ardhur tek vendimi “non grata” i amerikanëve.

Po si qëndron e vërteta? A ka fakte dhe prova që e mbështesin këtë hipotezë? Në fakt ato mungojnë sepse kjo është një lojë që duket se është bërë me kujdes dhe është zhvilluar në kulisa.

Një kronologji konspirative e ngjarjeve e ushqen dukshëm idenë se Basha mund të ketë qenë pjesë e lojës. le ti shohim ndodhitë një nga një.

Fillimisht Ambasada amerikane hapi betejën për përjashtimin e Tom Doshit nga Parlamenti. Ndërkohë që Rama e “siguroi” ambasadoren Kim, se Doshi nuk do të qe ministër në një qeveri të mundshme të tij, kryedemokrati u bë në këtë aksion më katolik se papa.

A kishte lidhje ky qëndrim me dyshimin se ai dinte diçka më shumë se të tjerët? Fakti se krerët e tanishëm të PD po e përdorin si alibi se për  këtë parti standarti është shumë i rëndësishëm dhe se ata nuk munnt të shkelnin me Saliun qëndrimin që mbajtën për non gratan e Tomës, të bën të ngresh shumë pikkëpyetje…

Ato shtohen edhe më shumë kur shikon shpejtësinë me të cilën Basha nxitoi të përmbyllte procesin zgjedhor brenda partisë madje e afroi atë papritmas në kohë. Në fakt asgjë nuk e shtynte ta bënte këtë. Atij nuk i rrezikohej karrigja e kryetarit as nga Kadilli, as nga Harxhi, as nga Agron Shehaj që u futën në garë.

Madje duke shpallur konkurimin e brendëshëm ai sfumoi edhe betejnë për denoncimin e shitblerjes së votës. Po pse e bëri Basha këtë lëvizje të papritur? Vetëm një hipotezë e justifikon këtë veprim. Ai e dinte më parë se ç’do ndodhte me Berishën dhe kërkoi të rrëmbente mandatin e kryetarit përpara se të merrte vendimin për të përjashtuar atë.

Ndërkohë po të dëgjosh ato që Basha thotë sot, ai e ka ditur së paku që në 30 qershor, në ditën kur në zyrën e tij ia behu ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker, se Berisha duhej përjashtuar. Philip Reeker i dha ultimatum të prerë. Po pse një gjë e tillë u mbajt e fshehur në sytë e publikut. A mund të bëhej kjo transparente dhe të testohej pulsi i PD për këtë qëndrim. Apo mos vallë kjo prishte planin fillestar të vendosur kohë më parë, për ta marrë vendimin në çastet e fundit duke e bërë të pakthyeshëm?

Lidhur me këtë heshtje dhe fshehje nga publiku, ka edhe një fakt tjetër domethënës. Në 22 maj, kur lajmi për Berishën ra si bombë për demokratët Basha mbajti një qëndrim të zbehtë sa për të larë gojë. Kryetari dukej si pëdë-isti i vetëm që nuk ishte tronditur. Kjo u pa edhe në deklaratën që ai bëri. Madje fillimi i shitjes që po bënte Basha shkëlqeu si vetëtimë në një qiell të murrmë, kur ajo u krahasua me qëndrimin që mbajti presidenti Meta.

Basha foli për keqardhje, Meta për fletërrufe. I pari theksoi rolin e SHBA si aleat strategjik (pikërisht në ditën ato nxinin Berishën si hajdut dhe minues të demokracisë), i dyti për atë të një lobimi të porositur nga kleptokracia e Tiranës. Luli i’u shmang faktit nëse akuzat janë ose jo të bazuara, presidenti i quajti ato “të shëmtuara, të pabesa dhe të poshtra”.

Pra sa do të pa vërtetuara me fakte dhe prova konkrete, historiku i ngjarjeve, veprimet dhe mosveprimet, aktet dhe heshtjet i rrisin fort dyshimet se Basha ka qenë pjesë e një projekti për eleminimin e Berishës. Ai ka qenë në djeni të asaj që do të ndodhte dhe e ka planifikuar qetësisht momentin final të goditjes pas shpine.(Lapsi.al)

4 komente në “Të gjitha faktet dhe ngjarjet që ngjallin dyshime: A ka qene Basha pjesë e planit për eleminimin e Berishës?”

  1. Texas says:

    Lulzimi drejton nje parti politike , nuk eshte administrat shteterore qe te kete burimet e duhura informuse e prova per tu mare parasysh si prova .Luli mban krahun qe ka gjykuar te drejte per PD por dhe per te personalisht , sigurisht qe provat jane apsolutisht te verteta nga gjigandi i Demokracise USA , por per fanatiket e verber ta lexojne mire USA e jo Shkallnuri apo Brrari

  2. Prisni se akoma nuk keni pare gje. says:

    “Texsas” koqja kur Lul Tranvestitja drejton nje parti politike perse nje zyrtar i Larte i DASH i Qeverise Amerikane jo nga Shkallnuri apo Brari ky Lipi i kerkon elemimnimin e Berishes ?
    Berisha akuzohet nga DASH per korrupsion te larte , krime, pengues i reformes ne drejtesi etj dhe eshte shume e vertete, por kete korrupsion hajdutllek nuk e ka bere i vetem ka pasur edhe bashkepunetor si ne rastin e vjedhjes se Kombit ne Rrugen e Kmbit me 230 milion euro me ish Ministrin e Infrastrukture Lulushen, vrasjen e 4 qytetreve ne bulevard, faljen e detit Greqise apo sabotimin e reformes ne drejtesi kane bashkeautor edhe Lulushen apo jo.
    Pra DASH dhe ky Lipi nga Shkallnuri apo Brari me faktet e pakundershtueshme t’i drejtoheshn Drejtesise Prokurorise etj dhe jo te ankohen tek Lulushi.
    Pasi t’a perdorin e keqperdorin kete Lulushin rradha do t’i vije atij per gjykim se bashku me kokekatrorin Like Florirn.

  3. Sul Korriku says:

    Te gjitha keto komente te çojne ne perfundimin qe Basha del shume i zgjuar çka nuk me rezulton.

  4. rexha 10 says:

    ASE ME SHUME ,DHE ASE ME PAKE BABAI I GJETUR I LULZIMIT I KA MESUAR LULIT SHKOLLEN E SPIUNAZHIT TE UDB.ATE QE SALIU JA KA BERE TE TJEREVE ,LULUSHI PO I SALIUT JA KA BERE SALIUT. NE KOHEN QE LULZIMI NUKE E DREJTOI KURRE PD ,EDHE SE SALIU E VENDOSI KRYETARE TE SAJE,LULI TE GJITHA FAJET JA HODHI SALIUT PER DESHTIMIN E PD.SEPSE ME DREJTIMIN E SALIUT ISHTE KRIJUAR NJE BANDE ME PISQOLLA NE BREZE PER TE TERRORIZUAR NJERZIT QE I KISHTE KUNDER NE PLANET E TIJA GLLABERUSE.SALIU PO E MBANTE LULIN ME MIRE SE SA SHKELZENI ,DHE FAZLLICIN QE ISHIN SI DY BINJAKE SIAMEZE.FAMILJA E BERISHES ISHTE E LIDHUR JO VETEM ME BANDEN SHQIPTARE ,PORE EDHE ME ATE BOSHNJAKE ,DHE ATE TE DEMONTIMIT TE ARMEVE QE SHPERTHEU NE GERDEC. GJYNAHET E KETIJE VRASESI NUKE LAHEN KURRE .ESHTE I VETEMI NJERI QE DELE NE TIRANE I VESHUR ME JELEKE ANTIPLUMBI ,SEPSE KA HALLIN SE MOSE MBETET GJYSEM NJERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje