Opozita refuzon të marrë fjalën në Kuvend, Balla: Kalamajtë! Nuk marr përsipër t’ju edukoj

16 Shtator 2021, 16:26Politika TEMA
Opozita refuzon të marrë fjalën në Kuvend, Balla:

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar me opozitën dhe liderin e PD për refuzimin e marrjes së fjalës në Kuvend.

Balla tha se asnjë nen nuk kushtëzon asnjë deputet as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancën plenare.

“Neni të cilin i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancën plenare. Ajo që është standarti më i mirë në këtë seancë është që debatin për programin e  hap kryetari i opozitës.

Ndërkohë që ajo që është po aq e rëndësishme është që kur kam qenë në opozitë se koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kohën e kryeministrit. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend koha ka ndryshuar pas 2013-ës. Duhet të vazhdojmë debatin. E gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar. Do të kishte qenë mirë në dinjitetin e opozitës të bënin pyetje.

Unë nuk marr përsipër t’ju edukoj. Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet ndërprerë. Nëse deputeti nuk e merr fjalën,radha kalon tek deputeti pasardhës.  Asnjëherë nuk është ndërprerë seanca për mosprezencën e dikujt”- tha Balla.

1 komente në “Opozita refuzon të marrë fjalën në Kuvend, Balla: Kalamajtë! Nuk marr përsipër t’ju edukoj”

  1. Zana e Malësisë says:

    Ky katunari do “edukojë”?! Hala nuk e lanë mënjanë gjuhën fyese?! Eduko veten më parë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje