Shtyhet seanca: Rama s'është i pranishëm, Basha refuzon të flasë

16 Shtator 2021, 16:22Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka refuzuar të shfrytëzojë kohën e tij për të folur në Kuvend, për shkak të mungesës së kryeministrit Edi Rama.

Demokratët bënë thirrje që të ndërpritet seanca deri në mbërritjen e Ramës.

Një kërkesë e tillë u refuzua fillimisht nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Vetë Basha nuk bëri komente, por refuzoi të merrte fjalën kur iu dha kjo e drejtë nga kryetarja e Kuvendit.

Nisur nga këto zhvillime, Nikolla ndërpreu seancën për 15 minuta.

1 komente në “Shtyhet seanca: Rama s’është i pranishëm, Basha refuzon të flasë”

  1. Pipëtima says:

    Mirë e ka Opozita, fodullëku i Ramës nuk ka kufi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje