Kushi: Reforma në Arsimin e Lartë nuk ka arritur pritshmëritë, do të bashkëpunojmë me universitetet më prestigjoze ndërkombëtare

16 Shtator 2021, 13:52Politika TEMA
Kushi: Reforma në Arsimin e Lartë nuk ka arritur

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi deklaroi se reforma e Arsimit të Lartë nuk ka arritur të gjitha rezultatet që priteshin, pasi shumë studentë zgjedhin të ikin jashtë vendit për të studiuar. Ndëra shton se qeveria ka vendosur të përdorë një mekanizëm, atë të bashkëpunimit me universitetet më prestigjioze evropiane.

“Pyetja që më është drejtuar është për partneritetin mes universiteve shqiptare dhe universiteteve ndërkombëtare?

Reformat e suksesshme në arsimin aprauniversitar, jemi të ndërgjegjshëm që reformat e para 6 viteve nuk na i ka dhënë ende rezultatet e pritshme.

Nuk e mohojmë dot, ka shumë studentë shqiptarë që pasi mbarojnë shkollën e mesme detyrohen të shkojnë në universitete europiane dhe më larg.

Pikërisht për këtë arsye kemi vendosur që një nga mekanizmat do të jetë bashkëpunimi i ngushtë me ndër universitetet më prestigjoze.

Kemi nisur iniciativat, kemi zhvulluar takime me drejtuesit e universiteti boku në Vjenë, me Institutin në Kamëz. Po kështu iniciativa të ngjashme me universitete italiane, Pulia-VLorë.Po kështu universiteti i Janinës me Gjirokastrës.

Duam të krijojmë këto partneritete. Ashtu sikurse do të nxisim hapjen e filialeve këtu në Shqipëri. Rasti më konkret për të cilin po punojmë është universiteti teknik i Stambollit. Dua të theksoj që bashkëpunimet nuk do të jenë në kuadrin e studimeve të përbashkëta.

Projekte të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh, lidhjen e tregut të punës.

Jemi të vendosur që shumë shpejt në arsimin e lartë të kemië ende më shumë arritje me reformat. ”- tha Kushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje