Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në foltoren e Kuvendit i është përgjigjur pyetjes së bërë lidhur me planin e vaksinimit të qytetarëve.
Manastirliu deklaroi se fjala kyçe në këtë sezon do të ishte vaksinimi i qytetarëve.
Ministrja shtoi se ishte planifikuar përdorimi i shumës 100 milionë euro për të përballuar emergjencat e tjera që mund të vijnë nga Covid-19. Lidhur me vaksinat, Manastirliu tha se kishin një marrëveshje me kompaninë Pfizer për të marrë edhe 1.3 milionë doza të tjera të vaksinave.
“Pandemia ka vënë në sfidë të madhe shëndetësore të gjitha vendet. Nëse nuk do ishte vënë fokusi në sektorin shëndetësor, përballja me pandeminë do të ishte katastrofike. Përballimi i situatës na dha shumë mësimë. 100 milionë euro do të jenë tek të gjithë skenarët e pandemisë, si plan përgjigjeje, për ditët në vazhdim.
Angazhim i të gjitha palëve me vaksinimin. Qeveria arriti në kohë të shpëjtë arriti të mbulojë vaksinat. Sot jemi në ritme të mira të vaksinimit, dhe nëse do të ketë fjalë kyçe, ai është vaksimin, vaksinim, vaksinim”, tha ajo.
Deri në dhjetor ne kuader te marëveshjeve qe po lidhim me Pfizer dhe në bashkepunim me partnerët kombëtarë do kemi 1.3 milion vaksina të reja. Per të garantuar hapjen e shkollave dhe universiteteve. Vaksina shpeton jete“, tha Manastirliu.