Rama zotohet për rritjen e pagave: Do ngrihen gradualisht çdo vit, rroga minimale do bëhet 40 mijë lekë të reja

16 Shtator 2021, 11:28Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama duke folur nga foltorja e Kuvendit deklaroi se rritja e pagave që janë përfshirë në programin qeverisës do të realizohen brenda mandatit.

Rama u shpreh se do të rrisë në mënyrë graduale çdo vit pagën minimale për punonjësit, si dhe pagat për mësuesit, edukatoret mjekët dhe infermierët. nSipas tij, qeveria e re, do i përmbahet programit ku ka premtuar rritje të pagave të mësuesve me 40%, administratës publike me 30%.

“I thashë grupit të programit që të merrnin programin e fushatës dhe ta miratojmë në parlament. E vërteta është se jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve. Nuk kam parasysh politikanët që premtimet i kanë si pëllumbat që nxjerrin nga kapelet në skenë nga prestigjatorët.

U ndeshëm me kthesa dhe ngecje të padëshiruara për aeroportin e Vlorës. Unë nuk premtoj diçka që e di se nuk bëhet, veç për të marrë duartrokitje. Të gjitha rritjet e pagave të premtuara, unë e konfirmoj përsëri sot, përpara Kuvendit, se kjo shumicë qeverisëse do rrisë pagat e edukatoreve, mësuesve me 40 %, paga mesataren në administratë në 85 mijë lekë, pagat e administratës publike me 30%.

Pas një shfaqje kulmore mbrëmë të trupës së teatrit të operas dhe baletit, duke shkëlqyer pa asnjë dallim krahas dy yjeve botërore, paga e solistëve tanë do dyfishohet që nga viti i ardhshëm” – tha Rama.

1 komente në “Rama zotohet për rritjen e pagave: Do ngrihen gradualisht çdo vit, rroga minimale do bëhet 40 mijë lekë të reja”

  1. Mirel says:

    Ke kater vjet qe thua rroga minimale ne shqiperi eshte 400 mije leke o mashtrues bravo se ke gjet popull budalla qe te beson

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje