Rama i “shtrin dorën” sërish PD: Të dialogojmë për çfarë të dëshironi! Mos e ktheni këtë sallë në llum

16 Shtator 2021, 10:40Politika TEMA
Rama i “shtrin dorën” sërish PD: Të dialogojmë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit Partisë Demokratike në Kuvend. Rama bëri të qartë se është i gatshëm të dialogojë me PD dhe nuk synon asnjë kompromis që nuk e dëshirojnë.

“Tjetër të votosh kundër, tjetër të grisësh fletën e votimit. Kur mos rrënçim dakord, në fund vota vendos. Por s’mund të mos sillemi si njerëz, prindër fëmijësh e fëmijë prindërsish. Që kjo sallë mos zhytet në llucën e vulgaritetit. Por as kush bën më të fortin, nuk del i fituar. Të gjithë nuk kemi shkëlqyer në sytë e qytetarëve.

Shumë skena dhe fjalë për të cilat s’mund të jemë krenarë. Shumë sherr e shamata për të mos dalë asgjëkunid, nga kujtesa. Shumë mundësi të humbura për të bërë më mirë.

Kur dalim që këtu pasi lëmë nam, gjithmonë fajin se kemi ne, por gjithnjë ata, pala tjetër, si kalamajtë e ka kush e ka. S’dua të drejtoj gishtin te pala tjetër, por mbaj fajin tim, për aq sa na takon.

Duhet të jetë më shumë se unë dhe ne nga sa na takon. Dora jonë është e shtrirë drejt PD, vijë mendimi, jo fjalë për kaluar radhën. Të jemi të qartë, nuk duam lëshim nga ju, jemi gati të dialogojmë për çdo lëshim që ju doni. Nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që nuk e dëhsironi, jemi gati për çfarë dëshironi për njerëzit e të ardhmes. ”- tha Rama.

2 komente në “Rama i “shtrin dorën” sërish PD: Të dialogojmë për çfarë të dëshironi! Mos e ktheni këtë sallë në llum”

  1. Kalec Dega says:

    Po ti je Global, kot flasin per Merkel.
    E ke qef ate Cadren ku mblidhen Ku avt, lol

    1. Ilirjan says:

      T’u flasesh krijesave te 1800-s me fjalorin dhe mendesine e 2021-it…Rama paska nje durim mbinjerezor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje