Pas përjashtimit, Berisha nis aksionin kundër Bashës, i bashkohet edhe Nishani: Do të jem me demokratët e ndershëm

16 Shtator 2021, 10:33Politika TEMA

Bujar Nishani ka njoftuar se do t’i bashkohet pasditen e sotme tubimit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nishani ka shkruar se do të bashkohet “me demokratët e ndershëm e të vërtetë, për një PD të bashkuar”.

“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !

Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !

Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist !”, shkruan Nishani.

Kujtojmë se Sali Berisha ka njoftuar një tur në mbarë vendin, pas largimit nga Grupi Parlamentar i PD nga kryedemokrati Lulzim Basha, me qëllim sipas tij, rikthimin e sovranitetit partisë më të madhe opozitare në vend.

2 komente në “Pas përjashtimit, Berisha nis aksionin kundër Bashës, i bashkohet edhe Nishani: Do të jem me demokratët e ndershëm”

  1. Deni says:

    Te gjithe te dhier por me koken lart,madje Nishanit mu ne mustaqe. ?

  2. Qerim Vidohova says:

    Jam dhe unë dikush në PD, që kur ti zoti Nishani luftoje në shkollën e bashkuar ushtarake në mbrojtje të Enver Hoxhës, unë luftoja për ardhjen e lirisë në këtë vënd. Edhe sot, pas 30 vjetëve nga ajo kohë, unë do të jem në krahun e mbrojtjes së lirisë dhe Amerikës, kështjellës së lirisë. Nuk më lidh asgjë me Berishën dhe Edi Ramën, më lidh gjithçka me lirinë individuale, me nderin dhe drejtësinë. Po ashtu jam i lidhur shpirtërisht me Amerikën, mbrojtësen më konseguente të parimeve të qytetërimit të sotëm. Ti vazhdo si shërbëtor i përulur. Unë mund të jem i varfër, bukën që fus në gojë e ngjyej në djersën e ballit, por ama shërbëtor i një armiku të lirisë si Sali Berisha kurrë nuk mund të bëhem. Ti dhe shumë si ty, zoti Nishani, nuk jeni demokratë, ti je një vemje Berishiste, thjesht për interes. Kurrë dhe do t’a kisha për turp që në orë 6 sot të isha në Rogner, për t’u bërë pjesë e maskaradës Berishiste kundër Amerikës, atëdheut shpirtëror të çdokujt që jeton për të qënë i lirë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje