Deputetët e LSI kërkojnë të jenë pjesë e komisioneve parlamentare

16 Shtator 2021, 10:12Politika TEMA

Përfaqësohen nga vetëm 4 deputetë në Kuvend, por LSI kërkon përfaqësimin në komisionet parlamentare.

Tre deputetë të kësaj force politike, Petrit Vasili, Erisa Xhixho dhe Agron Çela kërkojnë të jenë pjesë të Komisioneve Parlamentare

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, Petrit Vasili kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Shëndetësisë dhe zëvendësues te Komisioni i Ligjeve.

Erisa Xhixho kërkon të jetë anëtare në dy komisione, atë të Ligjeve dhe të Integrimit, kurse te Komisioni për Edukimin dhe Informimin publik kërkon  të jetë zëvendësuese.

Edhe deputeti Agron Çela kërkon të jetë anëtar i Komisionit të Sigurinë Kombëtare.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 25 prillit LSI ka marrë vetëm 4 mandate përfaqësimi në Kuvend, përkundër 19 mandateve që mori në 2017.

1 komente në “Deputetët e LSI kërkojnë të jenë pjesë e komisioneve parlamentare”

  1. ce says:

    Ne fakt ne komisionin e integrimit duhet te ishte dhe shalegjata dymetroshe koka me qoshe , kaptina boshe kajda gjoshe qe e mbushi ministrine e integrimit me militante lrista me 8 vjecare vetem se kishin marre pjese ne haremin erotiko naziskin te Jales. Kurre me hajmutet e dutit ne pushtet , kjo fare e keqe qe ndoti per 17 vjet politiken shqiptare me llumin e shoqerise , me hajdute dhe sharebajga te haremit te jales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje