Partia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën e nesërme plenare. Burime për Klan News bëjnë me dije se në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme me deputetët, Lulzim Basha ka kërkuar që nesër të gjithë të shfrytëzojnë kohën e tyre për debat.
Në një diskutim që zgjati rreth 60 minuta në selinë blu, mësohet se deputetët kanë vendosur që të flasin për tri çështje kryesore, siç është pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend.
Nesër pritet që të ketë një seancë maratonë në Kuvend, ku do të prezantohet kabineti qeveritar dhe programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Kryeministri Edi Rama në programin e tij e ka vënë theksin në 5 pika kryesore, ku ndër të tjera bëjnë pjesë turizmi dhe ekonomia.
Cerdhe mjeranesh pa busull
Ah mjere populli i shkrete. Asnjëri se ka mendien tek ai të gjithë luftojnë vetëm për pushtet se e kanë të rrënjosur në mendie dhe në gjak se vetëm me poste fitohen të mirat materiale.