Nga Ylli Pata
Në ditët kur Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i PD-së, pati mbështetës mediatik të opozitës që e krahasuan Sali Berishën me rastin e Fatos Nanos në vitin 1993, të cilit në një kohë rekord ju hoq imuniteti, u arrestua, u procedua dhe dënua me operacion “blic”.
E këta mbështetës, risollën nga ajo kohë një deklaratë realisht të fortë të Fatos Nanos pak orë para arrestimit më 30 korrik 1993, ku theksonte se në aktin kundër tij kishin dorë edhe Chris Hill, diplomat i SHBA-së në atë kohë në Tiranë dhe të ambasadorit Ryerson. Dhe e lidhën me çështjen “Berisha”.
Për këtë çështje që s’është aktuale është përgjigjur diplomati Chris Hill, i cili në intervistën për Ilva Taren në tetor të vitit 2016, tha “Zero, nuk ka asgjë të vërtetë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare”.
E në fakt, këtë mit që Fatos Nano, e shqiptoi në kushte emocionale dhe frustrimi të pritshme, u ushqye nga propaganda e Berishës.
Ndërkaq, pas arrestimit të Fatos Nanos, SHBA, ka marrë në “patronazh” opozitën shqiptare socialiste. Një “patronazh” që rezultoi efikas, pasi në radhët e udhëheqësve të rinj të PS-së kishte disi mbetje “jo angazhimi” në lidhje me aleancat e Shqipërisë në politikën e jashtme, një lloj “europianizimi” të saj. Që vinte në radhë të parë nga marrëdhëniet e ngushta të PS-së me PSI-në e Bettino Craxit dhe ç’ka është më e rëndësishmja, me PASOK-un e Andreas Papandreut.
Dy parti shumë të fuqishme të majta në Europë, që kishin një zë të rëndësishëm por që ishin e pakta amerikano- skeptike, por vetëm kaq. Me kalimin e viteve, PS u bë një forcë mjaft e vetëdijshme drejt euroatlantizmit. Servet Pëllumbi, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Ilir Meta, Luan Hajdaraga etj, shkuan në SHBA zyrtarisht të thirrur nga Departamenti i Shtetit. Ndërkohë, NDI, që është një zë akademik i Partisë Demokratike Amerikane trajnoi ngushtësisht strukturat e opozitës shqiptare.
Ardhja e PS-së drejt vitit 1997, ishte një horizont i njohur për Uashingtonin. Ata e dinin kush janë dhe çfarë kërkojnë liderët e socialistëve shqiptarë, ngaqë kishin dialoguar e biseduar. E ky proces ka nisur që me ambasadorin Ryerson, e ka thënë qartësisht në intervistat e tij diplomati tashmë legjendar amerikan në Ballkan e në zonat shqiptare, Chris Hill.
Përveç asaj fraze të Fatos Nanos me 30 korrik, PS nuk pati kurrë një anti-amerikanizëm politik. Madje në vitin 1996, Fatos Nano dha intervistën në “Zërin e Amerikës” për Mero Bazen nga burgu i Bënçës për të kundërshtuar “marksisizmin” e Servet Pëllumbit, i cili nuk kishte lidhje me një qëndrim majtist anti-NATO. Por intervista e Nanos nga burgu për VOA ishte një sinjal i qartë pro perëndimor i socialistëve shqiptarë.
PS nuk ishte më një rudiment i një force politike të lindjes komuniste, por e konsideronte veten një parti pro-perëndimore. Që më pas u vijua në qeverisje. Jemi në një kohë, kur ai që kundërshtonte SHBA-në nuk ishte opozita e majtë e ardhur nga PPSH, por Sali Berisha, Presidenti i parë postkomunist që erdhi në pushtet me ndihmën e fortë të amerikanëve.
E sot, në këto kushte, kur Lulzim Basha, e ka përjashtuar Sali Berishën, duke e justifikuar vendimin me ruajtjen e marrëdhënieve me SHBA, e kur Amerika e përkrahu fuqimisht vendimin e Bashës, Sali Berisha ka inicuar një aksion politik “katharsisi” për të rrëzuar Lulzim Bashën.
Çuditërisht ka një pjesë njerëzisht në PD që e përkrahin qëndrimin e Berishës, duke e parë si një aksion që do të risjellë një proces më të drejtë në PD, ose së paku do të jetë hakmarrje ndaj Lulzim Bashës.
Por, së paku ky është një qëndrim naiv. Aksioni politik që Sali Berisha nis të enjten, më 16 shtator, është tipikisht si një “thirrje për Xhihad” ndaj Amerikës. Ngaqë në këtë rast nuk do të flitet për deformimin e demokracisë së brendshme nga Lulzim Basha, por për vendimin e qeverisë së SHBA për Sali Berishën.
Ish-kryeministri e lideri historik i PD-së, nuk e thirri “xhihadin” e tij, kur Lulzim Basha që prej 2013 ka ndërmarrë disa operacione “fshesa” në parti duke larguar të gjithë figurat e rëndësishme të saj. Nuk e ka ndërmarrë as kur ka pasur prova të qarta të shkeljes së votës së lirë, me zë e me figurë.
E ndërmori vetëm kur kemi të bëjmë me interesin personal të tij; vetëm kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën. Po a është ky një veprim prej lideri? Jo fare!
Është veprim prej një njeriu në hall, e hallin e tij ai se ka me Lulzim Bashën, pasi ky i fundit është beniamini i tij. Por me Amerikën që ka bindur Lulzim Bashën që të përjashtojë Sali Berishën.
E ndaj “xhihadi” që nis nesër në Rogner, nuk ka lidhje fare me Lulzim Bashën, por me “fatvat” që doktori do të lëshojë ndaj ambasasdores Kim, Sekretarit Blinken, Presidentit Biden, e natyrisht Sorosit. Fatva, që ne i dime se janë lëshuar prej kohësh në rrjete sociale dhe mediat pranë Berishën me gjuhën më të rëndë, të rrugës, ndaj zyrtarëve të qeverisë amerikane. Një atmosferë tipike e mjedisit xhihadist që ne e njohim në filmat që tregojnë për zhvillimet në Lindjen e Mesme, përkatësisht qarqet antiamerikane të saj…
Do marre Noc Rrokun bashkë me dy gishtat qe nxjerr ne b…the. Ne populli duam paret qe na mori mbrapsht. Plera!!!
Duan me frikesuar demokratet me ameriken siç benin baballaret e rilindasve me Bashkimi Sovjetik keshtu e ashtu.Ne jemi shtet sovran dhe sovranitetin e mbron vetem shtresa e te djathteve.Boll me Amerika keshtu e Amerika ashtu se e bete Ameriken shtet ordiner.Ju qifsha gogolin qe doni me na trembe.
Sa per dijeni Sali Berishes do i hajne mutin.Ketu do jemi.
Mos e kruaj Sal , te kane vene ne shenjester , eshte garant matematikor qe do humbasesh po u perplase me ta , tregohu i zgjuar ne buze te varrit …..je karte e djegur , leri perpelitjet e pashprese …..nuk ben gje tjeter vec fiton pak kohe …..ajo ama ka nje kufi nuk eshte no limits …..gje nje rruge tjeter te ikesh me nder , leri provokimet dhe mos bej luanin para tyre …..nuk degjojne nga ana eveshit te tyre , nga ana qe ti uluret …..behu burre ….mer shembullnga Likja , nuk e shikon ?? nuk ndihet nese eshte gjll apo ka vdekur …..Likja pra qe nuk do dekretonte Kabinetin Rama 3 …..la pushimet dhe iki nga syte kembet te ishte ne detyre gati per te firmosur per daljen ne teren te kabinetit Rama 3
Nuk te le Amerika te besh kakardhi….
Do i vije mandata nga SPAk ketij plaku te keq, dhe Xenit, qe javen qe vjen, ose mbase edhe kete weekend.
Bocet me breke jane bere gati nga Lirija dhe Malvina Mevlani, per njerezit e tyre perkohesisht te shtrenjte.
Kjo Mevlani, do i beje topin Xenit, sapo te futet ne burg, se ne periudhen e hetimit, i duhet te tundet para kamerave, si nje dashnore besnike ndaj sypeshkaqenit.
I duhet ti perlaje parate.
Kesaj i thone ta “kerkosh vete”… ne te gjitha menyrat. Grepi “Non Grata” nuk e leshon kete peshkaqen ngado te shkoje. Duket qarte qe do arrije shpejte fundin e shumepritur.
Morpo qe perzjehet Amerika ne keto pune kjo s’ka diskutim . Halli eshte qe kur e ke kondra si t’ia besh ? Ne kohen e Nanos deshte Nanon ne burg . Tashti kerkon Berishen ne burg . Ajo e kap lepurin me qerre. Shpresa e Berishes ,me shume se ndonje kalkulim i holle , duket si e atije qe kerkon te mbahet tek nje fije kashte teksa po mbytet ne det.