Soreca lajmëron vizitën, presidentja e KE vjen në Shqipëri më 28 shtator

15 Shtator 2021, 19:41Politika TEMA

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Shqipërinë në datë 28 shtator të këtij viti.

Njoftimin e ka bërë të ditur përmes një postimi në twitter, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili shton se do ta mirëpresë atë.

Më herët, vetë presidentja Von der Leyen ka njoftuar se para fundit të shtatorit do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit të Bashkimit Europian, në procesin e pranimit.

“Flamuri i BE -së dhe Ballkani Perëndimor do të jenë gjithmonë më të fortë së bashku”, thotë ajo.

1 komente në “Soreca lajmëron vizitën, presidentja e KE vjen në Shqipëri më 28 shtator”

  1. taso kume says:

    Ma do mendja se po te jete BAVAREZE do na flase si prodhohet dhe pijet birra,se ne UE hudheheq klani FRANKO-DANEZ-HOLLANDEZ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje