Grupi për PD-në: Reformimi i partisë nis me dorëheqjen e Lulzim Bashës

16 Shtator 2021, 09:06Politika TEMA

Grupi për Partinë Demokratike është shprehur se “vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike” për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, “është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017”.

Sipas Grupit për PD-në, “Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal”.

“Masakra zgjedhore” ishte alibia e radhës për të mbuluar këto pazare. Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet t’i kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj. Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi”, lexohet në deklaratën e Grupit për PD-në, që shton se krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit.

Deklarata e Grupit për PD

Grupi për PD ka ndjekur me shqetësim zhvillimet e ditëve të fundit në Partinë Demokratike. Vendimi i fundit i Kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike është antistatutor dhe në vazhdën e të gjitha vendimeve antistatutore e antidemokratike të ndërmarra që prej vitit 2017.

Lulzim Basha është përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nëpërmjet pazareve dhe marrëveshjeve fitimprurëse me Edi Ramën, për përfitim personal. “Masakra zgjedhore” ishte alibia e radhës për të mbuluar këto pazare.

Për këto arsye dhe shumë të tjera, Partia Demokratike duhet të ringrihet dhe reformohet si një parti e djathtë bashkëkohore, me një projekt të ri të bazuar në idealet e themelimit të saj.

PD-ja e marrë peng duhet ti kthehet demokratëve dhe anëtarësia e saj e gjerë dhe e pandikuar, e pakushtëzuar, duhet të vendosë mbi të ardhmen e saj.

Dorëheqja ose largimi i Lulzim Bashës nga pozitat e Kryetarit në detyrë duhet të jetë akti i parë dhe i menjëhershëm drejt këtij reformimi.

Krijimi i një Këshilli Drejtues të përkohshëm, kthimi i votës dhe i mendimit të lirë në parti, si dhe ringritja e të gjitha forumeve të PDSH-së nëpërmjet zgjedhjeve të lira, janë të domosdoshme për ringritjen e Partisë dhe kthimin e besimit. Reformimi i PD-së do të vijë nga bashkimi i të gjithë kontributeve dhe vlerave ndër vite, konkurenca e lirë dhe meritokracia në Parti. Ne vlerësojmë se Shqipëria ka më tepër se kurrë nevojë për një opozitë të fortë, të pakapur dhe të pandikuar dhe kjo bëhet vetëm me hapjen e Partisë dhe kthimin e institucionit të votës së lirë.

4 komente në “Grupi për PD-në: Reformimi i partisë nis me dorëheqjen e Lulzim Bashës”

  1. asd says:

    Aha!!! U kujtuat per mungesen e demokracise !? Shume mire beni, por nese kete e beni per SB atehere por ju do te jete edhe me keq.

  2. asd says:

    A mund te na sqaroje media se cfare jane keto makina luksoze qe perdorin politikanet? Te kujt jane dhe kush i paguan?

  3. mirditori says:

    Shtrengou Lulash , se ta vodhen leshin. haaaaaaaaaa

  4. ronny says:

    O cfare shkerr****tash jeni ju o fare e keqe.. si ato cakejte qe vine verdalle luanit qe ka kapur prene dhe mundoheni te kapni cte kapni.. here i fusni ndonje kafshin luanit here prese.. cfare kurvasge jeni ju. Dhe spo e them kete per te mbrojtur lul langaraqin.. por puna eshte se ju skeni hallin e sali shpellarit se per te sju plas fare por doni te perfitoni si puna e asja qe thashe me larte.. luani me prene ne goje dhe cakejte verdalle heheheee.. hajde kurvica hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje