“Cikli u mbyll, “kufomë” politike”, ish-kreu i PD: Berisha është bërë shumë agresiv

16 Shtator 2021, 09:23Politika TEMA

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Roland Bejko u shpreh në “ABC” se Sali Berisha është bërë shumë agresiv pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga partia.

Në fillim tha do të jetë beteja ime dhe PD nuk do të përfshihet dhe me këmbënguljen që po bën tani, pas vendimit për t’u larguar përkohësisht, shoh që doktori është bërë shumë agresiv dhe ka filluar të artikulojë tezat e një lëvizje në bazë. Në fillim ishte më i inatosur” tha ai

Por për ish-kandidatin për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli, Berisha e ka mbyllur ciklin.

Cikli politik “Berisha” është mbyllur prej kohësh” tha ai.

Idajet Beqiri e cilësoi “kufomë” politike. “Kemi të bëjmë një “kufomë” politike që nuk ngjallet më. Do të nisë hapja e procesit Berisha.

Do të fillojë hapja e tij dhe me hetimin edhe goditjen e rëndë që do të kenë krimet e tij do të shpërndahet pastaj. Krimet e tij dhe bashkëpunëtorëve do të hetohen” tha ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje