Në ditën e kur qeveria e re do të miratohet në Kuvend dhe kur përplasjet brenda PD-së të zyrtarizohen me krijimin e një lëvizjeje të re me personin e shpallur non-grata nga SHBA, të Sali Berishës, ambasadorja amerikane pritet të japë një mesazh të fortë për klasën politike shqiptare.
Diplomatja e lartë amerikane Yuri Kim do të japë një intervistë në Zërin e Amerikës, ku do të flasë për qëndrimin e SHBA-ve, pas zgjedhjeve të 25 prillit, krijimit të institucioneve të reja, Parlamentit, si dhe futjes së opozitës në tempullin e demokracisë.
“Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset.
Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë”, thuhet në një pjesë të intervistës së ambasadores Kim, që është publikuar në faqen e Ambasadës amerikanë në Tiranë.
Por në këtë intervistë Yuri Kim do të flasë edhe për futjen e Berishës në Parlament e kjo nënkuptohet në statusin e saj.
“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje?
Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat? E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë në të ardhmen. SHBA dhe Shqipëria do ta bëjnë këtë së bashku”, shkruan ambasadorja amerikane.
Intervista do të publikohet këtë pasdite.
Idiote.Rama ka me shume kohe se Berisha. Turp. Kjo s kupton qe kjo cete ne pushtet prej 30 vjetesh, i kane bere gjemen keti vendi dhe ketij populli.C t i besh ketyre gazetareve qe kthehen nga fryn era.Informoeni mo.Teregoini te verteten. Apo edhe ju jeni pjese e ketij mashtrimi te madh. Mos e kufizoni fjalen e lire.
Wow zonja paska fatin e paarardhesit te saj te jete pjese e ketij bashkepunimi. Sot po deshmojme nje “yll ne ngritje” tjeter nga ai i para 10 vjeteve.
Ka ÇEÇUA biçak
Rrofsh o motra, ke thene fjale me vend. Ky vend eshte mesuar me kulte. U duket gerdalla Berishe si perendi.
E pam cfare bet 20 vjet mbeshtetet 20 te korruptuar me president Al Ganin.
Sistemi qe ndertuat atje u shkri brenda javes.
Edhe ne Shqiperi po mbeshtesni nje klik super te korruptuar.
E kujt do ja merrte mendja se do vinte njé zonjê prej amerike dhe do ja vinte ko.et né bigé kêsaj gjêsê sê keqe ! Bêjini një pêrmendore ambasadores dhe vendoseni aty te skênderbeu!.
Pu pu ce ka.gjetur kete Sali Berishen! Po ctu desh a derezi me Dajen.Shiko historikun e 200 vjeteve.
Ti jo vetem qe e ke mbushur e derdhur kupen.Ligjet shqiptare jane kamp pushimi.Ne krahasim me denimin me vdekje qe ka Daja.Do ti numuroj qe.nga Sadami,Gedafi,Eskobari,Ajhmani etj
Zonja Ambasadore, mbas Ilirve dhe Skenderbeut, shqiptaret jane akoma ne tranzicionin shekullor. Edhe pse kritikojme shume, shqiptaret kane sot mundesite me te mira per tu zhvilluar.
Fol per fantazmat qe i ke ne drejtimin e kongresit amerikan.
A ka me fantazem se Nancy juaj.
Ke gjith të drejtën e zotit z. Kim, sepse këtu nostalgjikët e të vjetrës quhen ndryshe kamikazë. Po ti shikosh të gjithë ata që mbështesin kërrmën berisha, do shikosh se nuk janë të aferm të ayre njerëzve që nuk u gjendet varri si biznesmenit Remzi Hoxha, nuk jan të afermit e te vrareve në bulebard, nuk janë të afermit e te vrareve te gerdecit, nuk janë ato që kanë vila ne sarande, pogradec, gjiri lalëzit, por janë ata që mbrapa kanë hijen e ditës që haku i këtyre të vrareve do të vijë. Mbas kërrmës vetëm jeh’nat rendin, sepse shanset e berishs për të ardhur në pushtet, janë aq sa ; ka shanse qosja ti dalë mjekrra. Hiqen intelektualë, hiqen parimore, kërkojnë statute e rregulla, dhe mbështesin babain e të gjithave kundra rregullave. Më mirë që i shikojmë sepse ka dhe nga ata që duan të hanë nga të gjitha krahët. Nëse turpi bie mbi berishën, turpëlitë janë aty, vajtojnë për zullumet që hëngrën e ngritën me berishën. Dita që berisha duhet të tregojë eshtrat e remzi hoxhës dhe vrasesit e te vrareve nga ai po vjen. Falem/SHBA.