“1 qershori, ‘dita e çlirimit’ nga qeset plastike, Rama: Asnjë kokërr leku për bashkitë që nuk pastrojnë plehrat

16 Shtator 2021, 11:05Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një sërë iniciativash që do të ndërmarrë qeveria e re në këtë mandat të tretë.

Rama paralajmëroi kryebashkiakët e vendit, që të kujdesen për territorin e bashkive të tyre, pasi në të kundërt nuk do të përfitojnë asnjë grant nga qeveria.

Mes të tjerash Rama tha se duke nisur nga 1 qershori i vitit që vjen, do të hiqen nga qarkullimi qeset plastike.

 

“Në qeshor të vitit të ardhshëm do të ndalohet përdorimi i qesve plastike. Industria që prodhon qese plastike, mesazhi im është mos kërkoni asnjë lëshim. Keni 9 muaj kohë. 1 qershori i vitit të ardhshëm do ta gjejë Shqipërinë pa qese plastike…

Shumica  e re qeverisëse do të vendosë një parim të panegociueshëm në shpërndarjen e fondeve për bashkitë: Në fillim pastërtia dhe pastaj gjërat e tjera. Rritja e konsumit dhe turizmit nuk mund të shoqërohet me rritjen e papastërtive.

Ose thënë shqip, rritja e sasisë së plehrave. Bashkitë që nuk pastrojnë plehrat nuk do të fitojnë asnjë lloj granti të pakushtëzuar nga Buxheti i Shtetit. Pastërtia do të kthehet në kryefjalën e çdo qeverie lokale”, tha Rama.

 

 

2 komente në “ “1 qershori, ‘dita e çlirimit’ nga qeset plastike, Rama: Asnjë kokërr leku për bashkitë që nuk pastrojnë plehrat”

  1. Kalec Dega says:

    Diktatori Edver ….sipas demokracise allla shqiptare….
    =
    lol

  2. Vlonjatet duhet te flasin pa militantizem says:

    Vlora ishte per ibret kete vit, te guxoje te shkoje mbrapa pallateve te lungomares gjeje nje turp te vertete plerash, njesoj si ata qe i menaxhojne……..dhe ne mes te saj (lungomares) , shkelqente hotel “DUKA” , qe kushedi sa miliona ka kushtuar ……pjesen tjeter te Vlores as qe po e komentoj , mund ta imagjinoni, me koshat e qelbur per turp, shpesh pa rrota, dhe per diferencim plerash as qe behet fjale…..nje gje eshte e sigurte, nuk kane faj njerezit qe shpesh i hedhin ne rruge,, eshte e veshtire te gjesh kosha, edhe ne lungomare vete, dhe kur i gjen ato ose jane plot me plera te derdhura, ose jane te prishura……..Mund te flasesh shume per pastertine dhe dekorin e qytetit turistik, mund te flas per dy kanalet e ujrave te zeza qe ne menyre skandaloze derdhen ne det perpara syve te skandalizuar te turisteve, (te pakten nje maskim me kurora gjethesh, dhe pastim te perditshem nga shishet plastike apo sende te tjera, ne qofte se per momentin skemi cbejme ) …por pastertia e qytetit eshte sfida numer nje e qeverise dhe bashkise. Jo te hiqet por te zhduket metoda (e turpshme) e tenderit ne sherbimet baze te qytetit, si pastertia e tjera….baze kjo korrupsioni, dhe dhurate nga qeverite e meparshme..Sherbimet te administrohen direkt nga bashkia, keshtu pergjegjsite jane me te qarta….ne se Rama i ben keto, qe per mua eshte nga shqtesimet kryesore (mes te tjerash) do kete nje perqindje shume te larte suksesi…..te shohim ,te presim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje