Rama mbron ‘Ballkanin e hapur’ e kritikon Kosovën: S’është lojë serbe e as konspiracion ruso-kinez, qëndrimi i Shqipërisë nuk negociohet askund

16 Shtator 2021, 11:45Politika TEMA

Kryeministri Rama ka mbrojtur projektin e ‘Ballkanit të hapur’. Gjatë prezantimit të programit qeverisës, ai tha se nuk ka asnjë lojë serbe dhe asnjë konspiracion rus a kinez në këtë projekt.

Sipas kreut të qeverisë nisma e ‘Ballkanit të hapur’ u shërben femerëve në vend, turistëve, studentëve, pedagogëve dhe i punëtorëve teksa kritikoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës lidhur me këtë projekt.

“Do e bëjmë vendin me standarde europiane për fëmijet tanë pasi ua kemi borxh dhe nuk mund të presim vetëm hapjen e negociatave pasi gjërat nuk varen më nga ne por nga problemet e hallet që kanë vendet e BE-së. Kemi marrë përgëzime për Krimenë nga qëndrimi i Minsitrisë së Jashtme.

Ballkani i hapur nuk është konspiracion rus a kinez as lojë serbe. Ballkani i hapur është i fermerëve, i turistëve, i punëtorëve, i studentëve, i pedagogëvce, i tregjeve tona për kultura tona që duhet të ndërveprojnë, si ura njohje e afrimi mes popujve për paqen.

I shteve që duan të bëhen pjesë e BE-së. Ne e respektojmë qëndrimin e qeverisë së Kosovës por qëndrimet e Shqipëisë nuk negociohen askund lidhur me këtë projekt. Nuk mund të ecet përpara pa bashkëpunim, duke u izoluar. Koha do e tregojë.” – tha Rama.

3 komente në “Rama mbron ‘Ballkanin e hapur’ e kritikon Kosovën: S’është lojë serbe e as konspiracion ruso-kinez, qëndrimi i Shqipërisë nuk negociohet askund”

  1. Visi says:

    Rama “Qëndrimi i Shqipërisë nuk negocohet askund”……përveq me Vuçiçin
    çdo 7 deri në 10 ditë në telefon dhe çdo muaj sy më sy.

  2. Visi says:

    Rama “Qëndrimi i Shqipërisë nuk negocohet askund”……përveq me Vuçiçin
    çdo 7 deri në 10 ditë në telefon dhe çdo muaj sy më sy!!!!

  3. Edlira says:

    Paskemi qene te mallkuar ne shqiptaret…Hoxha,Nano,Berisha,Meta…tani degjojme edhe psikopatite e Rames!

    Vuajtje pas vuajtjesh me komuniste e kelyshe komunistesh ne krye! Tmerr.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje