“16 mijë viktima nga Covid”, përplasja Basha-Rama në Kuvend: E përballuam me sukses pavarësisht shtytjes që i dhatë ju

16 Shtator 2021, 12:08Politika TEMA

Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit, ku deklaroi se vendi ynë e përballoi me sukses situatën, ka patur një replikë nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha tha se janë regjistruar 16 mijë viktima nga Covid, ndërsa Rama u shpreh se pavarësisht shtytjes që i dhanë akuzat e opozitës, Shqipëria e përballoi me sukses pandeminë.

Replikat:

Rama: Në 2013-ën vetëm 43 përqind e shpenzimeve në shëndetësi mbulohej nga shteti. Kemi kursyer nga buxheti i shtetit. Kemi ndërtuar 300 qendra shëndetësore siç premtuam. Edhe më evident është një Shërbim Kombëtar i Urgjencës Shëndetësore ka vendosur një standard bashkëkohor. Sikur virusi që gjunjëzoi botën të kishte gjetur Shqipërinë me shëndetësinë, me drejtuesit pa kokë të sistemit shëndetësor, siç e gjetëm ne, pa platformën E-Albania, parafytyroni karantinën e përgjithshme pa pasur mundësinë që të dilnin për leje. Këtu do të ishte bërë një gjë më e rëndë. Këtu do të ishte një motiv krenarie. Shqipëria nuk u gjunjëzua në kohën e pandemisë.

Basha: Fol për të vdekurit, ke 16.000 të vdekur.

Rama: Meqë po ndërhyni, përballoi dhe aleancën tuaj me virusin, i dhatë një shtytje të lehtë, po nejse.

Basha: 16 mijë vdekje

Rama: Falë fillimit të shpejtë të vaksinimit, ku shumica e rajonit mbeti si peshku pa ujë, falë punës këmbëngulëse, pa orar dhe pastaj kaluan muajt, të gjitha institucionet bënë detyrën e tyre.

11 komente në ““16 mijë viktima nga Covid”, përplasja Basha-Rama në Kuvend: E përballuam me sukses pavarësisht shtytjes që i dhatë ju”

  1. lori2 says:

    Sa per vaksinimin ne mase, duhet te heqim kapelen para Rames…pa folur per te tjerat qe ka bere e po ben. Opozita edhe ne kete rast loveçse hodhi shkelma pa pyetur per jeten e shqiptareve.

    1. Lym Kepi says:

      “Boots” e PS nuk lene vend pa a nxjerr koken; keq menaxhimi i murtajes eshte nje njolle e zeze qe e do shoqeroje perjetesisht Ramen me gjithe qeverine e tij gjate gjithe jetes se vet.
      Duke filluar qe nga oraret no sense; paaftesia per t’ju pergjigjur nevojave te njerezeve ne karantinim te plote; apo me allishversihet qe u be me blerjen dhe shitjen e vaksinave Pfizer sipas favoreve personale.
      Basha eshte toc koklle, por Rama eshte m*t m*tit!
      Jo me padrejtesi!!!!

    2. Kalec Dega says:

      Ti rruj Zoti Shqiptaret se te ishte per ju klyshat e Sorros, dihej ajo pune….

  2. sa per saktesi says:

    Pertej retorikave Rama-Basha
    Raporti i KE e thote qarte se Shqiperia ka ne 2020 dyfishin e numrit te vdekjeve me Covid per fryme ne Europe.
    Gazeta “The Economist” botoi para nje jave shkrimin se Shqiperia ka fshehur e ka raportuar 2 here me pak viktima nga Covid.
    Te pakten Rama ti kursente autolevdatat per menaxhim te mire te Covid qe te mos u dukur me gomar se c’eshte!

    1. 17nentori says:

      Edhe ka raportuar 2-fishin edhe ka fshehur 2here me pak nuk shkojne tek i njejti paragraf.
      Zgjidh njeren nga te dyja genjeshtrat per te thene dhe mbaje timonin ose me njeren ose me tjetren.
      Te dyja bashke bien me shume ere se vec e vec.

  3. tosi i vogel says:

    Po keto 16 mije viktima ku i gjeti basha, apo jane ca nga votat qe i mungojne

  4. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    Nderhyrja e Bashes eshte feminore kur paraqetet programi por dhe tradita e saliut me duket se do ngelen aty ku jane. Kur te diskutonte le ta shtronte çeshtjen. Nuk ndryshojne, duhet ndryshuar koka.

  5. Nje mergimtar says:

    Nderhyrja ne kohen qe dikush flet,edhe ne shoqeri,eshte mungese edukate.Z.Basha shume mire mund ta sqaroj kete shifer me dokumenta perkatese dhe ne momentinqe ka rradhen per te folur.Keto menyra nderhyrjeje jane tymnaja se behen horazi, pa argumenta dhe nuk meritojne pergjigje.Te vjen keq qe element te jane drejtues te partive politike apo perfaqesues te popullit.

  6. Kozmo says:

    KY POPULL DO TE KENAQET ME SHOW BASHA – RAMA ?????????

  7. ???????? says:

    Kur do mesoje te flase ky ?

  8. ??????? says:

    Sa per 16 milione te vdekurit,,ne fillim sikur i shtonte Rama me duket, per te fituar ndonje euro nga europa…..pastaj genjente me covid per te vene diktaturen e tij…..kurse tani i fsheh numrat se ka deshtuar…..ne se Basha mendon se do fitoje ndonjehere me keto muabete, gabon si nje femije

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje