“Zonat bregdetare prioritet", Kumbaro: Tymnajë nga padija dhe mungesa e përvojës, ka nisur puna për sezonin e ardhshëm turistik

16 Shtator 2021, 14:01Politika TEMA

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në prezantimin e prioriteteve në dikasterin e saj për këtë mandate u ndal tek organizimi i turizmit në zonat bregdetare.

Ajo tha se do të bëhet përcaktimi i saktë i zonës bregdetare si dhe reformimi i strukturave ekzistuese.

Jemi ende në mungesë përgjigje të përkufizimit të saktë të hapësirës në vijën bregdetare. Nuk gjejmë ende një kornizë të posaçme për bregdetin. Përcaktimi për herë të parë të bregdetit, dhënia e një statusi të veçantë juridik, ndalimin e ndërtimeve në bregun e detit dhe disiplinimin.

Pjesë e programit tonë është edhe reformimi i strukturave ekzistuese për të zgjedhur këtë tymanjë që vjen ca nga padija ca nga mungesa e përvojës. Njësitë e qeverisjes vendore përballen me pasiguri. Ishte një nismë e lavdërueshme krijimi i këtyre strukturave.

Sot vërehet domosdoshmëria e shkuarjes përpara. Ky ristrukturim është në rendin e ditës.  Vija bregdetare është atraksioni më i madh turistik dhe planifikimi i stacioneve të plazhit do të bëhet që në dy muajt e parë të vitit. Është pak por e sigurt puna për organizimin e sezonit të ardhshëm turistik në bregdet ka filluar”, tha Kumbaro.

4 komente në ““Zonat bregdetare prioritet”, Kumbaro: Tymnajë nga padija dhe mungesa e përvojës, ka nisur puna për sezonin e ardhshëm turistik”

  1. Taulant says:

    Fatkeqesi qe je ministre.
    Je aq e ndyre sa dhe leje per qebaptore ne Butrint kur ishe ministre kulture.
    Ne vendet e zhvilluara as pastruese halesh nuk emeroheshe.

  2. Jovetem vija e kufiri bregdetare eshte nji problem qe do veri ne prove zonjen Misnitre te Turizmit
    por eshte nji Game e Madhe Problemesh qe penalizojne Turizmin Shqiptare
    siedhe e dijme te gjithe .
    Qe nga papastertia e deri ke Kualifikimi i personelit te Restoranteve dhe Hotelerise ,
    siedhe Certfikimi i tyre ,
    qe duhet te filloje sot ,ne moment nga puna .
    Duhet patjeter te behen Seminare si ne Tirane ku te ftohen te gjithe ata qe levrojne Turizmin
    por edhe ne Rrethe .
    Ora ka aq shume per te bere ne kte Minitsri dhe aq shume vende pune per specialiste e tj etj

  3. Kalec Dega says:

    ahahahahhahahahahahhahahahahahaaaaaaaaa!
    =
    lol

  4. Sara says:

    Pikerisht, te prishi kjo tymnajen e paditurise?! O tempora , O mores do te thoshin latinet…
    turp i madh riciklimi i paaftesise dhe, hajduterise e makutllikut ne qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje