“Unë bërtisja”, Angela Martini dhe bashkëshorti rumun flasin pas arrestimit në Mykonos: Gruaja ime nuk flinte dhe as hante

16 Shtator 2021, 12:07Lifestyle TEMA
“Unë bërtisja”, Angela Martini dhe bashkëshorti rumun

Pas arrestimit në Mykonos të Greqisë, Dragos Savulescu dhe Angela Martini, kanë dhënë një intervistë për median greke, “Protothema”. Pak javë më parë, autoritetet rumune lëshuan një urdhër arrest ndërkombëtar për bashkëshortin e modeles shqiptare.

Biznesmeni rumun akuzohej për përvetësim parash. Por ai nuk qëndroi gjatë në burg, pasi Gjykata në Syros refuzoi kërkesën për ekstradim, transferim i cili ishte refuzuar edhe më herët nga autoritetet italiane.

Ndërkohë gjatë intervistë, Dragos Savulescu e ka konsideruar një veprim të paligjshëm kërkesën e Rumanisë, duke e lidhur me kohën e Çausheskut. Ai nuk e lë me kaq, pasi ka vendosur që të ngrejë një padi kundër autoriteteve rumune.

“Gruaja ime as nuk mund të flinte dhe të hante. Shëndeti ynë, imazhi ynë, jeta jonë e biznesit u prek. Ne duhet t’i kërkojmë qeverisë rumune të paguajë për këtë dëm serioz dhe mendoj se kemi shumë arsye legjitime për ta pretenduar këtë”, tha bashkëshorti i bukuroshes shkodrane.

Dragos shtoi se “nuk ka dyshime se drejtësia e vërtetë do të mbizotërojë, ne jemi në Evropë, jo në Rumani. Rumania duhet të bëhet evropiane. Vendi ende jeton në kohën e Çausheskut. ”

Nga ana tjetër, modelja e njohur shqiptare ka treguar për natën ku ndodhi arrestimi i të shoqit në Mykonos. Ajo tregoi se si bërtiste, pasi policët ishin veshur si qytetarë normalë.

“Isha në panik. Nuk dija si të ndihmoja. Ne u treguam letrat tona italiane në stacionin e policisë, por për shkak se ato ishin të shkruara në italisht dhe anglisht, ata na thanë të kalonim natën në polici. Ne do të qëndronim në Mykonos nga 3 deri më 18 gusht, por nuk mund të ktheheshim në shtëpi deri javën e kaluar, kur kërkesa për ekstradim u refuzua”, ka zbuluar ajo.

4 komente në ““Unë bërtisja”, Angela Martini dhe bashkëshorti rumun flasin pas arrestimit në Mykonos: Gruaja ime nuk flinte dhe as hante”

  1. Yp xhixhi says:

    Kujt i plasi ka..

    1. Klienti i vjeter i Svetllanes says:

      Po pra …nji kokrra kriminelit me nji kokerr ku

  2. X says:

    Sa e bukur qenka e palyer,sidomos ajo buza e siperme.Se c’kane qene ca kenge:I ka buzet si qershi etj. Ndersa kjo I ka pa gjak si anemike sikur ka jetuar ne Ballsh.

  3. asd says:

    kokrra e ku me kokrren e ka… ha ha ha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje