Ambasadorja amerikane Yuri Kim pasi takimit me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ka përcjellë me mesazh për ligjvënësit.
Ajo është shprehur se i vjen mirë që e sheh Parlamentin të plotësuar dhe ka bërë apel që të respektohet diversiteti i pikëpamjeve, si dhe debati civil.
“Kam kënaqësinë të urojë Lindita Nikollën si kryeparlamentarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Është mirë të shoh Parlamentin përsëri me forcë të plotë, me opozitën e pranishme dhe duke folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve” – shkruan Yuri Kim.
Ambasadorja Yuri Kim u takua mëngjesin e sotëm më kryeparlamentaren e re Lindita Nikollën.
Takimi u zhvillua në kryesinë e Kuvendit.