Yuri Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin!

17 Shtator 2021, 10:24Politika TEMA

Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e pa lodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Në një postim në Twitter, Ambasada e SHBA në vendin tonë shprehet se “Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”.

Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri”.

Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”.

Të enjten në një intervistë për Zërin e Amerikës, ambasadorja Kim tha se SHBA “deri tani, ka kontribuar më shumë se 4 milionë dollarë në trajnime dhe pajisje të BKH. Mbështetja më e madhe sigurisht është me ekspertizë dhe ka të paktën 2 ose 3 ish-agjentë të FBI-së, ekspertë të vërtetë që kanë përvojë dhe ekspertizë praktike, që janë këtu, të lidhur me ambasadën dhe po ndihmojnë hetuesit e rinj të FBI-së, që të zhvillojnë të njëjtat shprehi, që të mund të jenë agresivë, dhe që të jenë të aftë të kryejnë funksionet e tyre”.

7 komente në “Yuri Kim takon 15 prokurorët e SPAK: Askush nuk është mbi ligjin!”

  1. K says:

    Kur fillojnë sekuestrimet ? Të tjerat janë lloqe Kavaje.

    1. Kalec Dega says:

      Nderhyrje skandaloze ne punet e drejtesise se nje veni sovran, albanistan…..
      =
      lol, SPAK i rames, metes apo berishes!…lol
      =
      SPAK si Veting, lol..ose si Taku avukati….

    2. Taku Avukati says:

      se harrova…pa permendur…..”Na mytn shfatrt”…..!

  2. Lloji says:

    Ambasadorja znj.Kim pa frike eshte nder me te miret qe ka pas ndonjehere vendi yne!
    Po u instalu drejtesia tek ne kesaj zonje i duhet shkruajtur historia me germa te medha. Po realizon te parealizueshmen ne Shqiperi per Shqipetaret e urte e te ndershem, rrespekt maksimal..

  3. leksi says:

    Ligeshtohesh kur shikon perberjen e ketij organizmi ku portretet e tyre nuk thone asgje ,te pakten te tregonte ndokush intelekt!E papare nje grup kooperativistesh te kohes se Enverit qe kane bere polifoton e takimit pasuniversitar!Perjashto nja dy femra qe kane nje fare intelekti ne fytyrat e tyre kerkush tjeter nuk te entuziasmon apo te jep shpresen per drejtesi!E s’ka se si te mos kujtosh thenien e kreut te ketij institucioni qe :Ne nuk kemi asnje dosje per Sali Berishen dhe asnje dokument akuze!Po na sollen nga Amerika ndonje gje do fillojme studimin e kesaj dosje,kur dihet nga te gjithe populli Shqipetar qe Saliu e ka filluar karieren si vrastar ne vitet 85 e pas 90 me 2 Prillin 91 e pasuar nga zhdukja e Remzi Hoxhes e qe po ti rendises te gjitha nuk ka faqe qe i nxe bemat kriminale te tij!
    Fatkeqesi e shprese te venitur qe kjo trupe mund te çoje para drejtesise ata qe e vodhen,vrane,dogjen e pervehtesuan kete vend ku sot krenohen me bemat e tyre duke mos njohur asnje pendese per ç’ka i kane bere ketij vendi e populli per 30 vite.
    Problem per ta eshte rritja e rrogave,paisja me mjete levizese dhe ambiente te bolleshme per te fjetur rehate mbi dosjet voluminoze qe nuk kane siglen Made in USA!=,per tu zgjuar nga gjumi.Apo keta jane zgjedhur per krimet qe mund te behen tani e tutje e s’ka lidhje me padrejtesite e mepareshme e krimet e bera. Pergezime “Drejtesia e Re” dhe ta gezoni “Polifoton” si kujtimin me te bukur t’uajin.

    1. Spaku qe fle. says:

      Nuk paragjykohet njeriu nga pamja se bie ne varferi gjykimi.ceshtja eshte se cdo bejne keta per paudhesite e 30 viteve.dhe per kete ka nje afat kohor qe tashme po skadon.shqiptaret smund te presin me vite serish per drejtesi.afati kohor po shkon drejt zeros.spak shkundu.

  4. Spaku qe fle. says:

    U be kohe qe nga ambasadori Withers qe fliste per krimbin te molla te Lu qe i mblodhi si dele 140 deputete te votonin ligje e ka ardhur koha qe me Kim ti plase brenda po pa i vonuar.nese zvarritet ne kete mes bie autoriteti i Usa se sa per ne te zhytur jemi.Usa te investoje te beje Shqiperine Israelin e ballkanit pa letyra fondamentaliste erdoganizma e arabizma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje