Nga Spartak Ngjela
Pashë dje takimin e Saliut me fansat e tij në lajme.
U mbars mali dhe polli një mi. Por lindi sërish miu i vjetër, të cilin nuk e pranon mali: domethënë nuk e pranojnë shqiptarët.
Asgjë.
Sali ziu kujton se është në Janarin dhe Shkurtin e vitit 1991, kur ky i mori partinë Gramoz Pashkos, duke gënjyer Meksin, në një kohë kur Saliu nuk e pati dorëzuar ende teserën e Partisë së Punës.
Por, nuk është sot koha e njëllojtë me atë të vitit 1991. Këta që u dukën dje si përkrahës të Saliut, nuk kanë lidhje me shqiptarët.
Kurse Saliu foli si tridhjet vjet më parë, dhe i bëri të gjithë për të qeshur.
Po Basha.
Ai ishte krejt i qetë dhe në luftë parlamentare me maxhorancën në seancën e djeshme të Kuvendit.
Kurse, edhe ata që ishin në sallë me Saliun, pas dhjetë minutash e kuptuan se Saliu tani është një person i humbur.
Po Saliu?
Saliu do të vijojë, por, me kë, dhe për kë do të flasë? Ai do të flasë me veten dhe për vete, sigurisht.
Domethënë asgjë.
Por, këtë i tha dje si përgjigje edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim: “Berisha është person i korruptuar, dhe kjo mjafton për Amerikën”.
Po Saliu?
E çdo të thotë Sali ziu! Nuk ka më asnjë shpresë, por mendon se ka përpara Ramiz Alinë.
Jo. Ai tani ka përpara si kundërshtar Amerikën, në një kohë që atëherë, kur qe kundër Ramiz Alisë, ai e kishte me vete.
Domethënë, i bie që Saliu me një grusht njerëzish të panjohur, do të mundë Amerikën në Shqipëri!
Por, a e bën dot?
Ja, kjo është pyetja, të cilën ai ose nuk do, ose nuk di ta bëjë…
Spartak Ngjela,,profeti qe parashikoi katastrofen ku perfundoi Saliu.Nderime Ngjela!
Taku Avukati , nje viktime tjeter e tjetersuar nen ndikimin Marksist -Lenin/Stalin
Merreni avokatin dhe çojeni tek 5-sa sa ka akoma vend hahaha
Ka lajthitur me kohë
Ky eshte Alfred Cako i politikes.
Respekt Diti!Lum kush e ka kuptuar taku takun-torollakun!Ai keshtu thote per te gjithe e fillon me Salen,me Lalen,me Edin me Lulin, me Liken,me te gjithe politikanet dhe pas pese apo tete vitesh kujtohet e thote:A nuk e kisha parashikuar une !Iua kam thene qysh ne krye te heres!Dhe fillon e nenqesh me vehten !
Ndaj mos ia vini re se kur e pyeten nje dite se ku e dije ti ai iupergjigj:Po une per te gjithe keshtu them e njeri do dali.Shikojeni kur te shkoje tek Syri.qim.com!
Ky qe derdellis neper dritaret e ekraneve sot dje ishte “Minister drejtsie “dhe kur e pyeten se perse nuk i hape proçes atehere ai u pergjigj:Dosjen e tij e ka studiuar une personalisht po nuk i kam gjetur asnje firme per prove!Ky eshte Sartak Ngjala sot!
Mê e forta ishte dje kur nga “foltorja” duke ushqyer tufên qé blegérinte hodhi mashtrimin e madh se nuk kishte njohur lul bashén ! Ka 20 vite qé dy familjet berisha- basha udhéheqin opozitén si né pushtet dhe né opozité ! Nuk e njohé u thotê bagétive …argita ma solli…nuk e njoh…e béra ministér…mê vodhi…nuk e njoh..e béra kryetar bashkie mé dhj..u né gjumê …nuk e njohé …e béra..prap ministér ..mê vrau protestuesit paqésor..se njoha..se njoha dhe i dhashé partiné…mé dogji mandatet … nuk e njoha….bojkotoj zgjedhjet ..nuk e njoha … ! Ju betohem nuk e njoha…un nuk di as gérdecin ku éshté…nuk njihja as baxhanakun e jo mé lulin !!!…vetém tani e njoha …sinqerishté ..tani qé po mé digjet b….a….!!! ..dhe blegérimat e tufés..o salihhh…o horrrrr o….gjith shipnia qy tè do…!.
Gjate fjales ne takimin me demokrate e Tiranes mbrapa kraheve te Berishes ishin rreshtuar kater a pese te rinj dhe degjonin nje fjalim kundra komunizmit Ne vend qe te entuziasmoheshin nga fjalet plot pathos te Berishea , po i zinte gjumi. Kane te derjte ata jane 20 vjeçaret e sotem qe berishea i ngatrron me 20 vjeçaret e 90-es. Kerkon te vije ne krye me te njejte parrulle si 30 vjet me pare “liri demokeaci” hahah……..