Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha

17 Shtator 2021, 14:50Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi 

Çdo javë, ditë dhe çdo orë që kalon, SPAK, me indiferencën dhe mosveprimin e tij, mbështet alibinë e Sali Berishës se, dosja e amerikanëve për të dhe Familjen tij, është sipas tij një sajesë, një konspiracion sorosian, hakmarrje për qëndrimet e tij kundër ndarjes së Kosovës etj.

Jo vetëm kaq, por SPAK, me qasjen shpërfillëse ndaj dosjes së ‘listës së zezë’, po merr një qafë edhe Lulzim Bashën, të cilin Sali Berisha e akuzon si pjesë e komplotit kundër tij, dhe mbi këtë akuzë ka nisur edhe aksionin për shkarkimin e tij.

Heshtja e SPAK është një konfirmim i alibisë së ‘mungesës së pronave’.

E vërteta është e kundërta.

Është e sigurtë dhe koha do ta tregojë shumë shpejt se, vendimi i SHBA për të shpallur Sali Berishën dhe Familjen e tij non grata, mbështetet mbi një grup provash dhe faktesh përvëluese, të cilat konfirmojnë përtej çdo dyshimi përfshirjen e Sali Berishës, dhëndrit, Argitës dhe Shkëlzenit në korrupsion madhor, në përdorimin e pushtetit për t’u pasuruar, në pastrim parash, falsifikime, skema klienteliste etj.

Nuk është korrupsion aq i sofistikuar. Është korrupsion i përmasave të frikshme, i shtrirë në kohë, i paskrupullt, në disa raste vulgar dhe i dhunshëm.

Me një pjesë të provave është njohur edhe Lulzim Basha mesditën e 30 qershorit nga Philip Reeker. Dhe është llahtarisur.

Për të gjithë ata që kanë ende dyshime se DASH mund të sajojë një dosje, të arsyetonë mbi këto 7 prova.

-Ku i mori paratë dhëndri i Berishës për ngritjen e 20 kullave në mes të Tiranës? Kredi, jo. Cash, jo. Kursime, jo. Ku i gjeti?

-Si arriti të bëhej pronar me 35-50 % i 20 kullave, duke qenë trashëgimtar i vetëm 144 m2 tokë?!

-Kush e vuri në rresht shtetin për të kaluar ish Klubin Partizani në emër të dhëndrit?

-Me çfarë parash i paguan Shkëlzeni këstet e kredisë 1.8 milionë euro që ka marrë në fund të vitit 2018 për blerjen e disa tokave dhe magazinave në Gërdec? Si e përballon?

-Si del me fitim 180 mijë USD në vit pa asnjë punëtor, pa blerje, shitje, pa lëvizje?! Si del pa bërë asgjë?

-Pse të gjithë i telefonuan Shkëlzenit sapo shpërtheu Gërdeci?

-Biznesmenët që u kanë dhënë qindra mijëra euro Argitës dhe Shkëlzenit gjoja për konsulencë, pse kanë marrë më pas licenca, prona, leje dhe kontrata me firmën e Berishës, babait të tyre kryeministër?

A nuk është kjo vjedhje e pasurive publike duke përdorur pushtetin?! A nuk është kjo një taksë korrupsioni?!

Ja pra që aksioni i Berishës për të shpëtuar PD-në është një lëvizje për të shpëtuar veten dhe Familjen.

19 komente në “Zgjidhja që vjen nga SPAK dhe 7 prova për korrupsionin e familjes Berisha”

  1. Zena says:

    Kete e dinte edhe rustem gjata .

  2. salianji says:

    Po Lirine na e nxore te paster o Adriatik !
    Rezart Taci shoku i ngushte i Lirise qe nuk paguante tatimet, kredine, 10% e blerjes se Albpetrolit ku e gjente fuqine qe nuk gooi njeri ti thoshte hej, ndal beg se ka hendek.

  3. Iliri says:

    Gazetari thote 7 prova ka me shume sepse ata grabisnin pronat e fakireve qe dergjeshin zyrave te shtetit dhe nuk i merrnin.Kjo ka qene skeme e tyre pasi hynin ne mareveshje me fakiret benin mareveshje paraprake ose u jipnin ca leke te benin ndonje tualet ne shtepi apo per te blere ndonje makine ose u jipnin 20%te tokes fakireve dhe 80%i merte dhendri dhe Berisha apo ministrat e tij firmosnin.Keshtu veproi dhendri edhe orikum ku ka ndertuar pallate .Berisha nuk eshte i ndershem dhe per kete gje e denoi Amerika

  4. Adriatik more, ke Harris Cez in, or Taj, mjafton e tepron.

  5. indinjata says:

    Ore gazetaruc Doçi po si nuk keni turp qe permendeni keto idotesira qe per Saliun jane si kafete e Nexhies!Si nuk del nje investigues te flase troç mbi vrasjet e gjithe karieres se tij duke filluar nga 2 Prilli 91,te vrasjes se Remzi Hoxhes te sulmit me avione luftarak Mig 17 drejt Vlores,te vrasjes mbi 8000 te rinjeve duke i paisur me arme,te kontrabandes se Karburantit dhe te armeve “Made in Albania” ku arkat me municion shikoheshin ne frontin e luftimeve ne lindjen e mesme, te gjithe bashkepunetoreve te tij te ngushte per zhdukjen e provave duke fillur nga i ndjeri Gramoz Pashko e deri tek ,te vrasja e Sokol Olldashit ,papermenduar ketu zhdukjen e langove te tij,te 21 Janarit ku ironikisht i thonte Bashes se po te kishim vrare edhe 300 ti z’do beheshe krye.ar Bashkie por do te kish propozuar per president!Ja pra pse SPAK-u fle gjume se nuk di nga t’ia filloje e s’ka nevoje qe ta cyte pasardhesja e atij qe e quajti “burre shteti” kur vrau ne mes te bulevardit e urdherzbatuesin “yll ne ngjitje”ku edhe sot e kesaj dite i premtohet qe do te japim postin e kryeministrit siç te dhame ate te “kryetarit te Bashkise” vetem distancohu nga “baba” e ai diten u qesh te derguarve te radhes e naten shkon e qane poshte dritares se Saliut!Besoj se çdo kusht e ka pare si i jane fryre syte duke derdhur lot e Saliu nuk e beson akoma.
    Ndaj lereni SPAK-un se nuk i kane shtuar rrogat dhe makinat ne programin e ri qeveritar e helbete nuk mund te rroje me rroga deri ne 4000 euro!

  6. KAFSHA ME FYTYRE NJERIU QE ESHTE QENIA ME E NDYRE E KA EMRIN SALI, NUK JANE GJE HIC CFARE SHKRUAN KY SHKRIM DHE SHUME SHPEJT DO DALIN SHESHIT.NE NUK KISHIM INSTITUCIONE DREJTESIE APO PROKURORISE DIHET EDEPSEZET E TIPIT LLALLA,GJIN LESHI E SHUME TE TJERE NUK E DENONIN CUBIN SALI.KJO ESHTE ARSYEJA QE HAJDUTET KANE LIVADHITUR DHE BESOJ PO AFRON ORA QE GJERAT TE SHKOJNE NE VEND.SALIU ESHTE I MBYTUR DHE MUNDOHET ME TE GJITHAFORMAT TE SHPETOJE,ATA QE I SHKOJNE NGA PAS E KANE MARRE NDONJE KOTHERE DHE NUK LARGOHEN DOT NGA BABA HAJDUT.

  7. Pty says:

    Fuck bastardit berishe..

  8. Wow says:

    O tifozekarat e Edit,
    Po çe do se me llafet e gazetave dhe me deklaratat e BALLES E TE BRAÇES, Amerika mundet te shpalle non Grata Salen por more zoti gazekar qe paske ngrit peshe kartifozet e Rilindjes per tu denuar DUHEN PROVA qofte edhe te sajuara, Nuk mjafton opinioni i askujt. Dhe Fakt eshte se per 8 vjet qeveria e Edit nuk mundi te beje publike asnje Fakt apo prove as per Salen as per familjen e tij.

    1. vezhguesi says:

      Wow-provat jane sheshit. I dine edhe kalamajte ne Shqiperi, por vetem zotrote nuk ke sy qe ti shikosh.
      Per nje gje ve bast me ty, se shume shpejt Salihu jot do shkoje aty ku e ka vendin, ne birruce.

    2. LILOLABJA says:

      Ku merrni vesh ju frymoret kush jane provat ????

    3. MOM says:

      o wow, faktet jane ato qe shkruan gazetari, jane ato qe thuhen ne komente e ka te tjera plus.
      sala nuk urrehet se jemi me edin, po sala urrehet se i ka bere plage te madhe atdheut dhe popullit te tij.
      prova me flagrante per krime kunder popullit shqiptar eshte psh ky i menduari jot, qe te ka budallepsur totalisht.
      ja pra, ti je nje viktime e sistemit.
      ta kam fale dhe edin, po edi vodhi e vjedh……po nuk dogji vrau a preu.
      imagjinoje pak sikur te ishte sala ne pushtet gjate termetit apo pandemise.
      do kishte marr fund populli !!!!
      hajt shendet, se te merresh me ty, eshte e kot.

  9. NDËSHKIM PËRVETËSIM says:

    Një tjetër drejtim që duhej hetu familjen Berisha dhe klanin e tyre është konfiskimet e pasurisë nga krimi i organizuar si lejohej të funksionin ata kriminel si janë mbështetur tërthorazi nga Berishët dhe në moment të caktuar si eliminoheshin që pastaj tu konfiskohej pasuria

  10. DinPak says:

    Ore Adriatik! Mire ato 7 argumentat qe sjell, se Berisha bashke me familjen e tij, jane krejtesisht te korroptuar, po ate shprehje, qe kur Reeker i ka treguar edhe fakte te tjera, Lulzim Basha na u paska llahtarisur fare, si ta ka mbajtur kalemi kur e ke shkruar. Me demek, kaq naiv e di ti Lul Karabushin?

  11. Nje mergimtar says:

    Vetingu ne gjyqesor u nxorri gjyqtareve e prokuroreve shume para te marra per korrupsion.Cdo verifikim filloj nga pasuria e secilit.Ky hesap mund te behet edhe per Saliun e politikane te tjere.Keto prova jane konkrete.Se dyti vrasjet e bera ne bulevard jane konkrete.Shprthimi ne Gerdec eshte konkret,e shume te tjera.Kush thote qe s’ka fakte ose eshte bashkepunetor i tij ose eshte “qorr”.Ne cdo vend te botes ky zoteri,me e pakta do te thirrej ne prokurori.Prokuroria s’ka nevoj per padi ,ajo nderhyn ne momentin qe nje fakt del.Tek ne organet e drejtesise para 1990-tes ne shume raste zbatonin urdhera politike kurse pas 1990-tes ato u kethyen ne organe korrupsjoni,per te zhvatur njerezit e pa mbrojtur.

  12. Wow says:

    O veshgues po pate Prova cfare pret dergoji nje kopje Kimit dhe origjinalin ne SPAK, Keshtu funksionon ne demokraci perndryshe jane opinione.

  13. flisni! says:

    Tani SPAK do behet prapê A-SPAK ; mbaroi kjo pune, s’kane guxim para Sali Kerme karaxhiç karasheqere Berisha. S’kane guxim as prokurore e as gjykates dhe ….ose jane te perfshire ose jane te urdheruar, ose jane frikacak. Duhet vene flaka prokurorive dhe gjykatave por kur te jene brenda ata. S’ka ngele rruge tjeter. Dhe Milloshi shkrete thoshte para 100 vjetesh: deri kur keshtu ma !

  14. Jimi says:

    Ore mjafte me prova se na plaset ! E kush thote se nuk ka prova ? Ore ne plasem, se duam drejtesi funksionale te cliruar nga kthetrat e Saliut,. Por me c’duket, se edhe kjo qe u deformua tani, qenka nen pushtetin e tij, ose prej frikes prej tij dhe te falangave te tij, qe ende veprojne fuqishem, nuk ka bythe tre ndermari asnje veprim ndaj tyre.

  15. Ka prova , me ze e figure , deklaratat e Saliut tere pompozitet ne media , per ngjarjen e 21 janarit : Jo kater por dhe katerqind do vrisja , bile dhe kryetarin e opozites me plumb ballit , apo keto nuk meren prova , se jane deklarata EMOCIONALE , POLITIKE , e nuk meren parasysh !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje