Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, publikohet fotoja e Pecorellit i maskuar

19 Shtator 2021, 12:47Bota TEMA

Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës.

Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën e djegur në Pukë. Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristo pas tetë muajsh.

Gazetat italiane, zbuluan dje mashtrimin me zhdukjen e Pecorellit, ndërsa sot japin disa detaje më shumë mbi historinë misterioze. Me kartën e kreditit të Davide Pecorelli, pas 8 muajsh, një tërheqje e parave u bë të dielën në mbrëmje në një bankë në Romë.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit ku më pas ai u zbulua se ishte gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje