Pas marrjes së pushtetit nga talebanët, Afganistani po përballet me një krizë humanitare, pasi qytetarët afganë po shesin sendet e tyre të çmuara për të paguar ushqimet.
Ministri i Jashtëm në detyrë i talebanëve, Amir Khan Muttaqi, u bëri thirrje shteteve të huaja që të ndihmojnë Afganistanin për ta përballuar këtë krizë.
“Ne besojmë se Shtetet e Bashkuara si një vend i madh duhet të kenë një zemër të madhe. Afganistani është një vend i varfër dhe nuk duhet të trajtohet mizorisht. Ne duam marrëdhënie pozitive dhe gjithëpërfshirëse me bashkësinë ndërkombëtare, dhe u kërkojmë atyre gjithashtu që të mos shtojnë presionin mbi popullin afgan”, tha Ministri i Jashtëm në detyrë, Amir Khan Muttaqi.
Edhe pse pjesa më e madhe e vendeve e ka kundërshtuar qeverinë e talebanëve, janë dy shtete të cilat po i ndihmojnë ata. Bëhet fjalë për Kinën dhe Pakistanin, të cilat kanë dërguar furnizime ushqimore dhe shëndetësore qeverisë në fuqi të talebanëve dhe kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit talebanë.
Mutaqi tani le të hajë mut se ashtu më së miri i
përgjigjet edhe emri MUTAQI.