Meta mesazh ngushëllimi për ish-zytarin e LSI: Shumë dhimbje për ndarjen e tij nga jeta

19 Shtator 2021, 16:24Politika TEMA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-zyrtarit të LSI, Ilir Dashi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta  shkruan se në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta vdiq miku i paharruar.

“I prekur thellë nga humbja e parakohshme e mikut të paharruar, Ilir Dashi.

Shumë dhembje për ndarjen e tij nga jeta, në kulmin e energjive dhe angazhimeve të shumta.

Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij!

Të prehet në paqen e merituar”, shkruan Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje