Pas 6 ditësh kërkime është gjetur i pajetë trupi i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në një prej galerive të Bulqizës.
Trupi i pajetë i 61-vjeçarit Muharrem Plaku u gjet sot në orët e para të mëngjesit. Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.
Ai mbeti i bllokuar në një nga minierat në Zonën e Parë rreth orës 09:00 të së mërkurës.
Masivi i kromit, që dyshohet se ka nisur të shkëputet nga tavani i minierës, bllokoi teknikun e minierave brenda.