VIDEO: Me bazuka në krah pedalojnë në liqen, argëtimi qesharak i talebanëve!

20 Shtator 2021, 20:20Lifestyle TEMA

Luftëtarët talebanë janë fotografuar duke tundur granatahedhëset, bazukat dhe kallashnikovët ndërsa argëtohen duke pedaluar në liqen.

Kjo vjen ndërkohë që protestat zhvillohen në të gjithë Afganistanin për ndalimin që ata i kanë bërë kthimit të vajzave në shkollë. Imazhet tregojnë talebanët që hipin në varka me forma mjellmash në Parkun Kombëtar Band-e Amir,  dikur një atraksion turistik për udhëtarët ndërkombëtarë dhe turistët vendas në Afganistan.

Parku përmban gjashtë liqene me ujra të kristalta të vendosur në malet Hindu Kush, afërsisht 45 milje nga Bamiyan , shtëpia e Budave të Bamiyanit, të cilët talebanët e shkatërruan në 2001.

Sunduesit e rinj talebanë të Afganistanit, të cilët ngritën një ministri për “përhapjen e virtytit dhe parandalimin e veseve” në ndërtesën që dikur ishte Ministria e Çështjeve të Grave, tani po përballen me protesta për trajtimin që po u bëjnë  grave dhe vajzave, vetëm një muaj pasi kanë marrë pushtetin.

Punonjëseve femra në qeverinë e Kabulit u është thënë të qëndrojnë në shtëpi, Vendimi për të parandaluar që shumica e femravetë qytetit të kthehen në vendet e tyre të punës është një tjetër shenjë se talebanët, të cilët pushtuan Kabulin muajin e kaluar, po zbatojnë interpretimin e tyre të ashpër të Islamit, pavarësisht premtimeve fillestare nga disa se ata do të ishin tolerantë dhe gjithëpërfshirës.

Të shtunën talebanët përjashtuan vajzat nga kthimi në shkollën e mesme, por urdhëruan djemtë dhe mësuesit meshkuj të ktheheshin në klasë, duke thyer përsëri premtimin e tyre për të sjellë një sundim më liberal sesa paraardhësit e tyre të viteve 1990.

3 komente në “VIDEO: Me bazuka në krah pedalojnë në liqen, argëtimi qesharak i talebanëve!”

  1. kafshet islamike says:

    islamland.keta jane te gjithe per kopshte zoologjike si prove se sa kafsheri sjlell dogma e tyre.

    1. Wawaa says:

      Se pse keta(((njerze ???))) Praktikone nje idollogji brrutale dhe teper të dhunshem si do mose kunder Grave Femive e si do mose kunder femive të gjinise femrore dhe kunder shtarve politike prandaje edhe eshte krijuare adollogjija islamike dhe ajo komuniste

  2. Ardi says:

    Po mire e kane dite pushimi mbase. Pse mos te argetohen. Perse behet xheloz gazetari shqiptar qe punon per buken .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje