Auron Tare zbulon: Ivanka Trump vizitoi Shqipërinë në muajin korrik, shoqërohej nga presidenti i PSG

22 Shtator 2021, 09:09Sociale TEMA

Auron Tare ka zbuluar se këtë verë Shqipërinë e ka vizituar vajza e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Në emisionin “Opinion”, Tare tha se Ivanka Trump ndodhej në Shqipëri në muajin korrik në një vizitë private, ku ka qëndruar për 6 ditë.

Ivanka Trump shoqërohej nga Jared Kushner së bashku me disa personazhe të tjerë midis së cilëve ka qenë edhe Naser Al Kalif, presidenti i PSG-së.

Tare tregon se Ivanka Trump përshkoi me jaht të gjithë vijën bregdetare shqiptare, ndërsa në Përmet ka vizituar kishën e Leusës.

Auron Tare: Kanë ndenjur 5-6 ditë. Erdhën nëpërmjet një mikut tim  dhe qëndruan në jaht dhe jo hotel. I pëlqeu sigurisht, Shqipëria është interesante. Para se të iknin në Korfuz, erdhën në Butrint dhe vende si Butrinti janë vende të jashtëzakonshme për t’i dhënë një tjetër mesazh këtyre njerëzve.

Blendi Fevziu: Në fakt ata zbritën në Tiranë apo jo dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin shqiptar.

Auron Tare: Po nga Kepi i Rodonit, në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë.

Blendi Fevziu: Çfarë vizituan në brendësi të territorit?

Auron Tare: Të gjitha, i çova në Qeparo për punën George Tenet që ka një shtëpi dhe për fshatin, por edhe për t’i thënë që ai është shqiptar dhe jo grek siç kanë thënë.

Blendi Fevziu: I njohu njeri?

Auron Tare: Jo fare. Vizituan Sazanin, Porto Palermon, Qeparoin dhe në fund fare Butrintin. Bëmë një fluturim me helikopter deri në Leusë të Përmetit, një pjesë  e malit po digjej atje, ishte koha e flakëve, fluturuam deri afër në kufi me Greqinë dhe u kthyem.

9 komente në “Auron Tare zbulon: Ivanka Trump vizitoi Shqipërinë në muajin korrik, shoqërohej nga presidenti i PSG”

  1. Niku says:

    Hahahahaaaaa…, erdhi ne Shqiperi Ivanka, per t’i thene Auroni se Xhorxh Tenet eshte shqiptar dhe jo grek dhe…iku e qete… Pordhoshqipot nuk e harrojne kapardisjen (qofte me breke te grisura) dhe vete i madhi Mero u ben jehone… Or debila qe dhisni breket duke pordhuar, kujt i rruhet n.q.se Xhorxh Tenet eshte shqiptar apo grek…???!!!

    1. ILYRIA says:

      Or Nik, Or Nik…..po mos shani gjith diten mer burr i dheut……lexojeni si informacion dhe po mos ju pelqeu kaloni te tjetri…….vetem tu sha o shqiptar gjith jetes….bam-bum…….as mua nuk me intereson Fakti se erdhi apo nuk erdhi Ivanka e Trampit……por me interes do ishte te dija sa Pare la ne Shqiperi………Kjo eshte ( per mua te pakten) INTERESANTE………keta lloj Turistesh duhet ti afrohen Shqiperise ….per 1 jave ne Rivieren shqipetare harxhojne sa 1 Avjon me polake n`Golem t`Durresit…………

  2. andi says:

    Auroni i tare jareve nga katunet e tepelenes na tregon se na paska shoqeru trampanjen ne jug.
    Ca suksesi more hajdut me cizme. E ka ba bregdetin si pronen e tij ky i biri i Isa komunisto-kapterro-sigurimsit.
    Gjithollogu i koheve tona, historiani i cqyer, o na e rrofsh per vere se per dimer na duhet.
    Po ti as oficer nuk u bere dot or qyq se beje si basketbollist, as basketbollist jo e jo.
    Shyqyr te erdhi ne dore te vjedhesh pasi te ndihmon baskebollisti i kryeministrise.
    Ne hale vafsh ti e soji jot.

    1. Gertruda says:

      Po ti more anbdi,qe rrjedhg nga nje rrace muti majmunesh,cfare muti do qe shan Auronin?
      Je bere xheloz ti?
      Ne se po dergoja Auronit nje nate gruan apo vajzen e motren tende per vizite,qe t’u rrefeje Auroni ku i kane pikat e qejfit!
      Bile edhe ty mund te t’i tregoje ca gjera ne se te kruhet sumatricja!
      Hyyyy plehre!
      Nuk u bete njerez,por kafshe mbetet o ish burgaxhinj!
      Mutin dhe swhurren e komunisteve keni ngrene tere kohen bile edhe tani o qener te zgjebosur!
      Komunistet do komandojne tere jeten ketu e jo ju!

  3. mimi says:

    Thone qe andej nga eshte ky auronja i gjate, nga tepelena, tare tare i thone qenit kur duan ta ndjellin.
    Pis burre, me falni pis mashkull se burrat skane ngjashmeri me kte hajdut e i paskrupullt.

  4. God-less Commies. says:

    E çfare pastaj se paska ardhur Ivanka ne Shqiperi?
    Per çfare vlen ky shkrim?

  5. Totololi says:

    Vetem shqiptari me dur ne xhepa, si kaubojs.

  6. ish pronari says:

    Ka shetit me Helikopter si ai mafiozi italian qe do rriparonte Fierzen.
    Kane pare per fusha e Ambiente te pershtatshme per fusha golfi

    Keta kane ardh me ble me 1 eur tokat e gjysherve te mi qe sna i kane kthyer keto 30 vjet. Si ne dhe shume pronareve te vjeter.

    I duan per fusha Golfi. Dhe i shet qeveria per 1 eur, leket i mer nje therime zaptuesi i pas 90 dhe politikanet. Dhe Tarja si shoqerues njecike.

    Ne dyerve te gjykatave hajdute.

  7. ish pronari says:

    Ka shetit me Helikopter si ai mafiozi italian qe do rriparonte Fierzen.
    Kane pare per fusha e Ambiente te pershtatshme per fusha golfi

    Keta kane ardh me ble me 1 eur tokat e gjysherve te mi qe sna i kane kthyer keto 30 vjet. Si ne dhe shume pronareve te vjeter.

    I duan per fusha Golfi. Dhe i shet qeveria per 1 eur, leket i mer nje therime zaptuesi i pas 90 dhe politikanet. Dhe Tarja si shoqerues njecike.

    Ne dyerve te gjykatave hajdute.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje