Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shkatërrohen disa godina

22 Shtator 2021, 09:15Bota TEMA
Australia goditet nga një tërmet i fuqishëm, shkatërrohen

Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter ka tronditur Australinë juglindore, duke dëmtuar disa ndërtesa në qytetin e Melburnit.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 09:15 me orën lokale me epiqendër në Mansfield. Kryeministri i Australisë, Scott Morrison, ka reaguar pas tërmetit dhe tha se nuk ka pasur raportime për të lënduar nga terreni.

Tërmeti u ndje gjithashtu në Australinë Jugore fqinje dhe Uellsin e Ri Jugor. Lëkundja e parë u pasua nga dy tërmete të tjera me magnitudë 4.0 dhe 3.1.

Ky është një nga tërmetet më të mëdhenj që kanë rënë në Australi në vitet e fundit, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar shumë dëme.

Nga ana tjetër Shërbimi i Emergjencave të Shtetit paralajmëroi banorët që të jenë vigjilentë për tronditje të mundshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje