FOTOT/ I preu shpresat Berishës: Basha ulet të konsultohet me Gazmend Bardhin dhe Alibeajn në kafen e PD-së

22 Shtator 2021, 11:54Politika TEMA
FOTOT/ I preu shpresat Berishës: Basha ulet të konsultohet me Gazmend

Pasi i preu shpresat ish-kryeministrit Sali Berisha, për mbledhjen e mundshme të Kuvendit Kombëtar të PD-së, kreu aktual i kësaj partie, Lulzim Basha është ulur për tu relaksuar në kafenenë pranë selisë se Partisë.

Basha në tavolinë është ka qenë i shoqëruar nga kryetari i grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj. Si dhe me deputetët e tjerë, Gazment Bardhi, Grita Duma, Enkelejd Alibeaj dhe Jorida Tabaku.

Nga selia e PD-së sot Basha iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha duke thënë se nuk do të lejojë në asnjë mënyrë mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

“Kuvend të PD për të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë Amerikane nuk ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij. Nuk ka për të pasur Kuvend të PD dhe nuk ka për të pasur Kuvend që shqyrton vendimet e qeverisë Amerikane” tha Basha.

Më herët Sali Berisha deklaroi nga Fieri se do të mblidhte Kuvendin e Partisë Demorkatike për të shkarkuar Bashën nga detyra e kryetarit të PD-së. (abcnews)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje